Policia ka vendosur ditën e sotme në pranga shtetasin 38 vjeçar JULIAN SULA nga fshati Karbunar i Lushnjës pasi nuk iu është bindur urdhrave të policisë dhe gjithashtu, akuzohet për amëmbajtje pa leje.
Julian Sula nuk është emër i panjohur për blutë e Lushnjës dhe të Fierit madje edhe më gjerë.
Kush është Julian Sula?
Në pranverën e vitit 2010 Julian Sula me shokë kanë grabituar nën kërcënimin e pistoletës makinën e një shtetas në rrugën Fier-Lushnje.
Sëbashku me dy të tjerë, Sula i ka drejtuar armën pronarit të makinës duke i kërkuar që të ndiqnin udhëzimet e tyre. Ata kanë ecur disa kilometra duke e zbritur pronarin e mjetit për të vazhduar pastaj vetë me fuoristradën.
Ndërkohë, në qershorin e vitit të shkuar, Sula është goditur 10 herë me thikë në një lokal bastesh nga Arjan Aliço, i njohur si person i afërt me bandën e Aldo Bares .
Gjithashtu emir i tij është përmendur edhe në masakrën e Lushnjës një vit më parë dy të vrarë dhe dy të plagosur.
Dyshohet se personi i tretë që ishte në makinë me Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin ka qenë pikërisht Julian Sula.
Sula u godit me thikë nga Aliço pas sherrit me djalin e këtij të fundit gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një lokal bastesh. Ai mbeti i plagosur rëndë duke u sjellë me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranës në gjendje kritike për jetën.
Pas ngjarjes Sula u vetëdorëzua në polici dhe më pas u la i lire.
Historia nuk mbaron me kaq. Ndërkoh që Arjan Aliço ndodhet në burg duke vuajtur dënimin e masakrës së një viti, vetëm pak më parë drejt banesës së tij në Lushnjë është zbrazur një breshëri kallashnikovi duke kanosur familjaret e tij. Juljan Sula dyshohet se ka qëlluar drejt banesës së Arjan Aliço.
AlpeNews.al




