Erërat e forta ditën e sotme kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe jo vetëm, pasi në Vlorë është shënuar një humbje jete.
Një kalimtar është goditur nga vetratë xhami e një pallati dhe ka ndërruar jetë.
Viktima është Ramadan Kaçi, 67 vjeç dhe ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori” pranë Kishë Ortodokse.
Qyteti i Vlorës sot është përfshirë nga një stuhi e fortë tropikale që si pasojë e erërave të forta ka shkaktuar shumë dëme.
Në pamjet e mëposhtme të dërguara për JOQ.al janë momentet e para kur 67-vjeçari sapo ishte goditur nga vetrata e xhamit, i cili është marrë nga ambulanca por ka ndërrtuar jetë në spital.


