• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HELMIMI I VJEHRRËS/ Dalin pamjet, publikohet VIDEO që zbuloi KRIMIN e rëndë. Nusja: Ajo prapë merrte frymë…
Home
Sociale

HELMIMI I VJEHRRËS/ Dalin pamjet, publikohet VIDEO që zbuloi KRIMIN e rëndë. Nusja: Ajo prapë merrte frymë…

17 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Vrasja e Lirije Lamit më 30 prill të vitit të kaluar, në Kamëz, është pranuar me gojën e saj nga nusja 21-vjeçare, Marjana Cmeta. Ajo e ka pranuar krimin para hoxhës, Hysen Shehu, i cili e filmoi.

Ora News ka siguruar videon ekskluzive dhe transkriptin e plotë të rrëfimit të autores.

Marjana Cmeta ka pranuar me gojën e saj se ka vrarë vjehrrën, 48-vjeçaren Lirije Lami. Vdekja e Lamit, më 30 prill të vitit të kaluar, në Kamëz, u raportua si vdekje natyrale, ndërsa rrëfimi i Oltjan Lamit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, zbuloi gjithçka.

Më poshtë po ju paraqesim rrëfimin e plotë të 21-vjeçares Marjana Cmeta, para hoxhës Hysen Hoxha. Videon e regjistroi hoxha me kamera, në maj të vitit të kaluar, pak javë pas vrasjes së Lirijes.

Ora News zbardh transkriptin e plotë të rrëfimit të autores

Nusja- I thashë që kam një ilaç që na shëron nga të këqijat.

Hoxha- Po.

Nusja- Më tha, ma jep, i thashë që ka erë të keqe, nuk e duron dot dhe i mbusha një bravo.

Hoxha-Ëhëëë.

Nusja- Në momentin që po e pinte, nuk e di po më vriste aq shumë këtu.

Hoxha- Të iki magjistarja, të eleminohet këtu.

Nusja-Kur filloi tu u bo keq e më keq. Po pastaj nuk fillova tu u ndje keq se filloi ëëë, duke bo ca shikime ke parasysh edhe foli me vete, ishte e pavetëdijshme, i iknin sytë e mendonte se aty po i ikte shpirti mosh ashtu ja boni, çfarë të bëj unë ku të shkoj, a kupto, i lëvizte sytë në një mënyrë shumë të frikshme, kupto, u dukte që ishte tu fol me dikë. Mu aty mu fut frika.

Hoxha- Edhe e godite?

Nusja-Jo nuk e godita. Kudo ku shkoja ajo prapë me ato shikime…më kanë shkatërru.

Hoxha- S’kishte as të vjella, as kështu.

Nusja- Po, kishte të vjella.

Hoxha- Ëhëë.

Nusja- Edhe po mendoja…

Hoxha- Nuk po jep efekt.

Nusja- Po.

Hoxha-Ëëë

Nusja- Pastaj shkoi te dhoma e gjumit e imja, pashë nusen e xhajës që po vinte po sillte lopët, thashë ta mbys tani direkt nuk kishe me prit me bo punë ilaçi, nuk e di, marr një shall…

Hoxha- Ëëëë.

Nusja- Në momentin që e shoh te krevati ajo trembet, a kupto, e filloi duke bërtit hape dritaren e kupto, derisa shkojmë te dhoma tjetër, domethënë në ato momente…

Hoxha- Ahaa.

Nusja- Jena përplas derisa nuk e di, nuk po më…e kisha harru domethënë sepse po mendoja që të paktën kur ta vras ta mbarojë kjo gjë,  a kupto, kam qenë në tension sepse ajo bërtiste hape dritaren e këtë,,,edhe thashë në ato momente unë po thoja që tashi erdhi fundi do e marrin vesh të gjithë që e vrava atë. Kjo, a kupto, atë nuk po e vrisja dot domethënë a kupto derisa erdhi një moment që unë nuk e di.

Hoxha- More shallin.

Nusja- Shalli nuk i boni gjo, kupto, se ajo u mundu me e mbaj me dorë, kupto, i vura durët.

Hoxha- Po.

Nusja- Aty nuk e di unë, nuk e kuptova, vetëm e pashë që… i iku fytyra domethënë e kshu ashtu po kur e lëshojsha, durët prapë, thosha o zo, ishte duke më ik truni.

Hoxha- Po po nejse, hë.

Nusja- E marr e çoj te dhoma e gjumit, e marr.

Hoxha- Ehë, pastaj dha shpirt?

Nusja- Nuk e di, nuk isha e sigurtë a kupto sepse kur e lëvizja e ajo prapë merrte frymë.

Hoxha- Po.

Nusja- Ndoshta nga pulsi unë dridhesha komplet edhe..

Hoxha- Po, nejse.

Nusja- Edhe shkoj pastaj xhaxhi, i them që mami nuk  është mirë, shkon me vrap e marrin dhe më thonë ka mbaru, kur e ngrejti kjo nusja e xhaxhit ka pas frymë, mu aty thashë mori fund edhe sa shkojshim rrugës në spital thonin këto o ka mbaru, mu po më shkonte truni boobo kjo akoma është gjallë, a kupton, do merret vesh e vërteta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këngëtarja shqiptare shpërthen kundër Këngës Magjike: “Atje nuk do të marr pjesë kurrë!”
Previous article Çudia në Francë, plas grushti në fushë... mes dy shokëve

F.autor

Postime të ngjashme

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person... Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person...

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua Aktualitet

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT