Po quhet nje vdekje plot mister ajo e Adrian Lamos, hakerit te kompjuterave, qe be i njohur për dhënien e infoamcionit që çoi në arrestimin e Chelsea Manning.
BBC raporton se ai ka vdekur në moshën 37 vjeçare. Ne bisedat me mesazhet online, Manning, e përshkruante si konfidencial ushatarak materialin që ajo kishte dërguar ne adrese te Wikileaks.
Me pas, ishte Wikileaks qe botoi videon ku një helikopter amerikan vrau shtatë vetë përfshirë një gazetar që punonte për agjensinë e lajmeve Reuters.
Sipas BBC, qe i referohet mjekut Sedgewick County në Kansas, shkaku i vdekjes së Lamo, ende nuk eshte deklaruar.
“Me trishtim të madh dhe zemërthyer më duhet të njoftoj të gjithë miqtë e Adrian se ai vdiq. Një mendje e ndritur dhe një shpirt i madh është zhdukur, ai ishte djali im i dashur.”- la shkruar babai i tij ne Facebook.
Lamo kapi rekordin e tij si hacker me një sulm mbi obejtkiva të nivelit të larta si Microsoft dhe New York Times.
Manning, e njohur në atë kohë si Bradley Manning, u dënua me 35 vjet burg. Megjithatë, Presidenti Barak Obama më vonë e ndërroi vendimin e saj dhe ajo u lirua në maj 2017.
Wikileaks themeluesi Julian Assange të premten përshkroi Lamo si një “tradhtar i mirësjelljes themelore të njeriut”.


