• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Nafta dhe gazi/ Si do të shmangen konfliktet me kompanitë dhe çfarë pritet të ndryshojë
Home
Ekonomi

Nafta dhe gazi/ Si do të shmangen konfliktet me kompanitë dhe çfarë pritet të ndryshojë

7 November, 2017 Klea.XH Ekonomi

TIRANE- Në një tryezë të përbashkët me DASH, dy ministrat, Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri folën për një reformë në sektorin e hidrokarbureve që nis me ndryshimin e kontratave të lidhura deri më tani e ka si qëllim të thjeshtojë legjislacionin si dhe të tërheqë më shumë investitorë.

 

 

Për të rregulluar sa më mirë marrëdhëniet me firmat e huaja që duan të investojnë ministri Gjiknuri propozoi ndryshimin e modelit të kontratave. Ai tha gjithashtu se Albpetrol pritet të kalojë në një proces ristrukturimi.

“Pasuritë e naftës dhe gazit shpesh janë bërë burim konfliktesh. Ka pasur përplasje mes qeverisë dhe kontraktorëve private, prandaj ka ardhur momenti të ndryshojmë modelet e kontratave. Po punojmë me ministrinë e Financave edhe me asistencë ndërkombëtare. SHBA do të na ofrojnë një model më të qëndrueshëm që të ulim edhe kostot e monitorimit, dhe të bëjmë një sistem më të thjeshtë fiskal. Të përfitojmë të ardhurat tona që në fuqinë e parë të naftës. Ne jemi për respektimin e marrëveshjes, por pse jo të hapim diskutim të drejtë që secila palë të marrë atë që i takon. Jemi kujdesur të përmirësojmë termat e përfitimit, që shteti shqiptar të marrë nga 10 në 15%”,- u shpreh ministri Gjiknuri.

Nga ana e tij ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj tha se i gjithë ky strukturim ka si qëllim të krijojë një mjedis sa më të mirë për investitorët e huaj në Shqipëri. Ai tha se shumë shpejt brenda Ministrisë së Financave do të ngrihet një njësi e specializuar që do të monitorojnë marrëveshjet me kompanitë.

“Shqipëria ka naftë ka dhe gaz. Pyetja e një qeverie është a po e nxjerrim siç duhet? Si po e përdorim dhe a po merr buxheti i shtetit atë që i takon? Ne kemi një histori në të kaluarën, mënyra si janë trajtuar marrëveshjet lë shumë për të dëshiruar. Ndaj kemi pasur konflikte me kompanitë për shkak të zonave gri tek marrëveshjet. Për t’i identifikuar këto zona, që t’ju japim mundësi investitorëve të jenë më të rehatshëm do ndërmarrim këto hapa”,- tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sherr në Komision/ Vokshi akuza ish-ministrit (Video)
Previous article Kiliani 121 vjeçar thyen rekordin Gines

Klea.XH

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT