• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Çfarë pritet të ndodh në takimin e Kimit dhe Trumpit në Suedi?
Home
Nderkombetare

Çfarë pritet të ndodh në takimin e Kimit dhe Trumpit në Suedi?

16 March, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i SHBA, Trump do të takohet me pushtetmbajtësin e Koresë së Veriut Kim. Çështja është vetëm: ku mund të takoheshin të dy në tokë sa më neutrale? Suedia mund të ishte një vend takimi neutral.

Südkorea Donald Trump und Kim Jong Un im TV in Seoul (picture-alliance/AP Photo/A. Young-joon)
Që prej një jave bota e di që Presidenti i SHBA, Donald Trump e përfytyron një takim me Kim Jong Unin, të cilin ai e ka quajtur një herë me shpoti “burri i vogël raketë”. Një udhëtim i ministrit të Jashtëm të Koresë së Veriut në Suedi ushqen spekulimet për vendin ku do të zhvillohet ky takim i parë midis një presidenti në mandat dhe një pushtetmbajtësi koreanoverior. Ministri i Jashtëm Ri Yong Ho mbërriti të enjten për një vizitë dyditore në Suedi. Ndërkohë ai ka folur me kryeministrin Stefan Löfven dhe me homologen e tij suedeze Margot Wallström. Përmbajtjen e bisedimeve një zëdhënës i qeverisë nuk deshi ta komentojë.

Suedia është ofruar si ndërmjetëse

Mediet shtetërore në Korenë e Veriut bënë të ditur se vizita e ministrit të Jashtëm u shërben marrëdhënieve bilaterale me Suedinë dhe temave të tjera me interes të ndërsjellë. Ri donte të zhvillonte konsultime me homologen e tij Margot Wallström.

Minsitri i Jashtëm i Koresë së Veriut Ri Yong Ho në Stokholm
Minsitri i Jashtëm i Koresë së Veriut Ri Yong Ho në Stokholm

Në krizën e Koresë së Veriut Suedia tashmë është ofruar si ndërmjetësuese. Suedia ka që në vitet 1970 një ambasadë në Phenian dhe mbron atje edhe interesat e SHBA.

Kryeministri socialdemokrat i Suedisë, Stefan Lofven përforcoi të enjten se vendi i tij është i gatshëm që të mundësojë bisedime midis SHBA dhe Koresë së Veriut. Për këtë duhet të bien dakord edhe aktorët e tjerë kryesorë si Koreja e Jugut, Kina, SHBA dhe Japonia.

Së fundi, dy Koretë kanë bërë hapa të kujdesshëm afrimi. Uashingtoni dhe aleatët e tij presin nga Koreja e Veriut hapa konkretë për ndalimin e arsenalit bërthamor. Vitin e kaluar tensionet në rajon u shtuan së tepërmi, pasi Koreja e Veriut testoi disa herë raketa si dhe në fillim të shtatorit testoi një bombë tjetër atomike, duke shkelur rezolutat e OKB-së. Sipas saj, Koreja e Veriut mund të sulmojë me armë atomike të gjithë territorin e SHBA.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Financieri i Habilajve dëshmon në Itali/ Implikon zyrtarin e drejtësisë shqiptare
Previous article VRASJA E VJEHRRËS NGA NUSJA/ Teologu Gjinishi, kundër HOXHËS: Muslimanët nuk rrëfehen! Bie alibia e mosdenoncimit...

k.autor

Postime të ngjashme

TRUMP NË DAKOTËN E JUGUT/ Fjalim patriotik për 250-vjetorin e SHBA-së. Mesazhe të forta politike për rrezikun nga komunizmi Botë

TRUMP NË DAKOTËN E JUGUT/ Fjalim patriotik për 250-vjetorin e SHBA-së. Mesazhe të forta politike për rrezikun nga komunizmi

4 KORRIKU/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 250 vjetorin e Pavarësisë Botë

4 KORRIKU/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 250 vjetorin e Pavarësisë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit Botë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT