• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
613 KG KOKAINË/ Zhduket Arbër Çekaj. Policia nuk e gjen në Gjermani. Dyshohet se ai…
Home
Breaking News

613 KG KOKAINË/ Zhduket Arbër Çekaj. Policia nuk e gjen në Gjermani. Dyshohet se ai…

16 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia gjermane ka ushtruar kontroll këto ditë në banesën ku dyshohej se qëndronte pronari i “Arbëri Garden” në Gjermani, por pa mundur ta gjejë atë.

Burimet pranë grupit hetimor te Krimet e Rënda thonë për “Panoramën” se pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar të Arbër Çekajt, autoritetet gjermane kanë nisur punën për kapjen e tij. Mirë- po, Çekaj, i cili më së shumti jetonte në Gjermani, rezulton se nuk ka pasur një adresë të regjistruar vendbanimi.

Megjithatë, Policia gjermane ka mundur të gjejë banesën ku ka jetuar së fundmi Çekaj, por pa mundur ta gjejë këtë të fundit. Tashmë dyshimet janë se mos Çekaj është arratisur. Pronari i “Arbri Garden” u vu nën akuzë për ngarkesën prej 613 kg kokainë, që u kap më 28 shkurt në Maminas.

Ai kishte porositur kontenierin me banane në Kolumbi, ku ishte fshehur droga. Për rastin u arrestuan në flagrancë menaxheri i firmës “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj dhe shoferi i kamionit ku ndodhej kontenieri, Armando Pezaku.

Kontenieri me drogë mbërriti në portin e Durrësit më 19 shkurt të këtij viti. Burimet thonë se Dogana shqiptare pati sinjalizime nga autoritetet portuale të Livornos se kontenieri ishte i dyshimtë dhe me probleme. Për këtë arsye, autoritetet shqiptare vendosën që ta kontrollojnë dhe gjetën në pjesën fundore të tij pakot me kokainë.

Pas kësaj, autoritetet, së bashku me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, vendosën që të bënin dorëzimin e komanduar të ngarkesës, për të mësuar destinacionin dhe porositësit. Agjenti doganor në Durrës telefonoi menaxherin e firmës që kishte porositur kontenierin, Donaldo Lushajn, duke e njoftuar se kishte hasur disa probleme.

Ky i fundit është paraqitur në port dhe ka pranuar që të bëhen të gjitha procedurat e zhdoganimit. Pasi janë kryer këto të fundit, është lënë që kontenieri të tërhiqej për të mësuar destinacionin.

Policia ka ndjekur kamionin që e ka tërhequr deri në magazinat e “Arbri Garden” në Maminas dhe më pas ka vendosur të ndërhyjë, duke arrestuar Lushajn dhe Pezakun. Këta të fundit, gjatë marrjes në pyetje, kanë mohuar se kanë pasur dijeni për drogën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Samanta Karavella flet për herë të parë për sherrin me Ronela Hajatin: Nuk me pëlqejnë gënjeshtarët...
Previous article SERIA A/ Spal-Juve, torinezët kanë fituar 8 radhazi në transfertë

F.autor

Postime të ngjashme

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person... Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person...

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua Aktualitet

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT