Kryetarët e bashkive të Shqipërisë zotërojnë pasuri të shumta, duke u bërë pjesë e asaj shtrese të zyrtarëve që mund t’i quash të pasur. E megjithatë, jo gjithnjë u ecën “mbarë”, siç është edhe rasti i kryetarëve të bashkive në qytetet bregdetare, veçanërisht. Duket se pronat, tjetërsimi i tyre, janë disa nga arsyet kryesore se pse këta kryebashkiakë kanë humbur detyrën dhe lirinë…
Sot, është vënë në pranga Kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, pasi akuzohet se ka abuzuar me tjetërsimin e pronave në “Ranën e Hedhun”.
Frrokaj u arrestua në zyrën e tij këtë mesdite dhe akuzohet për shpërdorim detyre. Bashkë me zyrtarët e tjerë, Frrokaj ka qenë pjesë e një skeme për tjetërsimin e pronave në zonat ranore.
Si ky rast, ka pasur plot të tjerë ku kryetarët e bashkive duken se kanë abuzuar me detyrën e tyre.
Një nga rastet me të bujshme, është ai i kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi.
Ndaj Rroshit rëndon akuza e konsumimit të veprës penale “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, në plotësimin e formularit të dekriminalizimit. Sipas prokurorisë “.
Por jo vetëm kaq. Edhe Roshi është perfshirë në skandalin e tokave të bregdetit në Spille-Kavajë, ku janë përfituar toka nga skema mashtruese familjarë të ish-kryetarit të Bashkisë, të ish-kryetarit të Partisë Socialiste, Gentian Daja, familjarë dhe lidhje fisnore të nënprefektit të Tiranës, Fatos Kaja, si edhe të ish-kryetarit të Komunës Kryevidh, Nezir Leçini.
Rast tjetër i ngjashëm me atë të Fran Frrokaj, është edhe ai i kryebashkiakut të Rrogozhinës Beqir Nuredini.
Ky i fundit akuzohet për shpërdorim detyre pasi dyshohet se ka abuzuar me pronat në bregdetin e Spillesë, duke i tjetërsuar ato bashkë me 10 të akuzuar të tjerë.
Shpëtim Gjika, kryetari i bashkisë Vlorë është akuzuar dy herë për shpërdorim detyre dhe ndërtim pa leje, në lidhje me objektin 11-katësh në qendër të Vlorës që asokohe ishte akoma në ndërtim.
Në procesin e parë, Gjika u akuzua për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim”. Por herën e dytë i rendoi edhe një akuzë më shumë, “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
AlpeNews.al






