• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Sondazhi Këshillit Rajonal, 1 në 3 persona në Shqipëri punon në të zezë
Home
Ekonomi

Sondazhi Këshillit Rajonal, 1 në 3 persona në Shqipëri punon në të zezë

16 March, 2018 Redaktor2 Ekonomi

Sondazhet tregojnë se një në pesë persona të punësuar në Maqedoni është i aktivizuar në ekonominë informale dhe në Shqipëri një në tre të punësuar në sektorin jo-bujqësor punon në të zezë. Këta njerëz kryesisht rekrutohen nga shtresat e varfra sociale, kanë qasje të kufizuar në sigurimet shoqërore dhe mbrojtje sociale, shpesh fitojnë më pak se të tjerët dhe nuk kontribuojnë në fondet e pensioneve.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, (RCC) në një analize për tregun e punës dhe perspektivat në Rajonin e Ballkanit, i publikuar këto ditë e konsideron çështjen e punësimit një problem madhor në ekonominë e Rajonit. Regional Coperation Council (RCC) thotë se investimet e lidhura me prodhimin dhe integrimin e rajonit në zinxhirët e vlerave globale janë të rëndësishme për perspektivat e punësimit.
Inkurajimi i investimeve nga sektori i biznesit dhe përmirësimi i produktivitetit është me rëndësi vendimtare për përmirësimin e punësimit në Rajonin. RCC sugjeron se investimet e lidhura me prodhimin dhe integrimin e rajonit në zinxhirët e vlerave globale mund të jenë veçanërisht të rëndësishme në këtë drejtim.

Por kjo do të kërkonte nga ekonomitë e rajonit që të miratonin masa efektive për të tërhequr Investimet e Huaja Direkte (FDI). Vendet e zhvilluara aktualisht po bëjnë transferime të teknologjisë në rajone të tilla se Ballkani, prandaj qeveritë e rajonit duhet të aplikojnë politika tërheqëse për të përfituar nga këto transferime.

Këshilli rajonal kërkon nga Qeveritë e Rajonit ku përfshihet edhe ajo e Shqipërisë që të dizajnojnë politikat që të sigurojnë inputet në proceset e prodhimit të shumëkombësheve. Përfshirja në zinxhirin e tyre të prodhimit do të përmirësojë ekonomitë vendore të rajonit, por kërkon edhe një fuqi punëtore të kualifikuar.

Këshilli vëren se, politika e punësimit ka qenë tradicionalisht më tepër pasive se sa aktive në të gjithë rajonin, teksa përmirësimi i efektivitetit të tregut të punës është një e sfidave më të mëdha për zhvillimin ekonomik dhe social në Rajon. Rajoni po humbet përfitimet nga dividendi demografik për shkak plakjes së popullsisë. Këshilli Rajonal vë në dukje se shkalla natyrore e rritjes së popullsisë është negative në Bosnje Serbi, ndërsa në Shqipëri dhe Kosovë, rritja e popullsisë natyrore është në trysninë e emigracionit.

Shkalla e emigrimit është e lartë në të gjitha ekonomitë, dhe gjatë dy dekadave të fundit thuajse një e katërta e popullsisë është larguar nga rajoni. Si rezultat, popullsia e rajonit po zvogëlohet dhe plaket. Oferta për punë është duke rënë me shpejtësi, teksa furnizimi i fuqisë punëtore të kualifikuar është i pamjaftueshëm. Cilësia e dobët e arsimit është shkaku kryesor i papunësisë së lartë të të rinjve.

Shumë të rinj, veçanërisht ato nga familjet e varfra qëndrojnë jashtë arsimimit ose e braktisin shumë herët. Kjo sugjeron që përmirësimi e aftësive përmes programeve të të mësuarit gjatë gjithë jetës është një çështje e rëndësishme e politikës. Probleme të veçanta përballen me sistemet e arsimit në nivelet e mesme dhe ato terciare./monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbulohen rreth 1 ton drogë e braktisur në Novoselë, policia s'ka dijeni
Previous article TE GJITHA DETAJET/ 43 persona në pranga për 2.5 t drogë, kreu i DIA-s në Tiranë zbulon prapaskenat e operacionit “Shefi”

Redaktor2

Postime të ngjashme

EFEKTET SEZONALE/ Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë Ekonomi

EFEKTET SEZONALE/ Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë

"RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN"/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve Ekonomi

"RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN"/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT