Prokurori i anti-mafias së Barit Dr.Ettore Cardinali, njëherazi drejtues i hetimeve që çuan në kapjen e 43 personave në operacionin e 14 marsit në Itali, ka dhënë detaje të tjera për trafikun e drogës dhe organizatën kriminale ku një pjesë e madhe ishin shtetas shqiptarë.
Para mediave, i pyetur për zonat në Shqipëri ku ushtronte aktivitet kjo organizatë kriminale, Cardinali tha se nisja duket se bëhej nga Orikumit.
Pyetje nga gazetarët
Cilat janë zonat ku ushtronin aktivitet në Shqipëri anëtarët e kësaj organizate kriminale dhe ka kuptim emri i operacionit “Shefi” në Shqipëri?
E kemi vendosur emrin shefi sepse hetimi arriti shumë lart. Nuk u limituam me hetimet vetëm me personazhet që ishin destinacioni i drogës në Itali por i përqendruam edhe në faktin e personave që nisnin drogën. Për sa i përket zonës së ardhjes, duhet të jetë zona e Orikumit.
A ka një profil fjala “shef”?
Ishte emri i një operacioni, jo i një personi të caktuar. Edhe sepse gjatë hetimeve janë zbuluar dy organizata të ndara. Njëra që kishte në ngarkim, bënte shefin në Bari dhe një në jug të Barit, ishin dy organizata të ndryshme.
Pse u quajt “Shefi” operacioni i madh antidrogë?
Kreu i DIA: “Shefi” sepse organizimi vinte nga lart. Sa i përket zonës nga vinte droga, duhet të jetë zona e Orikumit. është emri i cili i është vendosur operacionit, jo emri i një personi të caktuar. Në vijim të hetimeve janë vënë dy organizata të ndara nga njëra-tjetra. Njëra që bënte shefin në Bari drejtonte lëndën narkotike dhe tjetra që e shpërndante. Pra, ishin dy organizata të ndryshme.
Çfarë përfaqësonin personat e arrestuar në Shqipëri gjatë operacionit “Shefi”? Ka pasur ndihmesë nga policia?
Kreu i DIA: Nuk kemi të dhëna të tilla. Këta përfaqësonin furnizuesit e lëndës narkotike.
Hajdarmataj: Nuk na rezulton me background përfshirja e tyre në biznese. Kjo do jetë pjesë e hetimeve në vijim.
Ardi Veliu: Gjatë hetimeve nuk është se ka pasur bashkëpunim mes furnitorëve të drogës me individë të policisë shqiptare.


