• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Ekipore
  • Individuale
  • KuqeZi
Ze Maria “braktis” bardheblutë pas disfatës me Bylisin, niset drejt Kinës
Home
Sport

Ze Maria “braktis” bardheblutë pas disfatës me Bylisin, niset drejt Kinës

7 November, 2017 xhesi.editor Sport

Tirana u thye pas gjashtë fitoresh radhazi ku në ndeshjen e së shtunës me Bylisin, u mund me rezultatin 1-0. Për bardheblutë ishte disfata e parë në këtë kampionat dhe goli i parë që pësonin. Një shans për shkëputje, por tashmë ballshiotët janë afruar me tri pikë dhe gara është hapur sërish.

Një humbje që ka lënë të zhgënjyer trajnerin brazilian Ze Maria, i cili ka vendosur të “braktisë” skuadrën. Por, vetëm për pak ditë, pasi tekniku do të rikthehet sërish në krye të bardhebluve për të vazhduar misionin që ka nisur, rikthimin e ekipit në Superiore.

FTESA

Burime pranë klubit bardheblu kanë bërë të ditur se Ze Maria ka marrë një ftesë për të qenë nesër në Kinë. Bëhet fjalë për një ndeshje miqësore për bamirësi. Ish-lojtarët e Interit si Alvaro Rekoba, Marko Materaci, Karboni dhe të tjerë “yje” që kanë qenë pjesë e skuadrës bluzi në Itali, do të jenë pjesëmarrës në këtë ndeshje miqësore. Mes tyre do të luajë edhe ish-futbollisti i Interit dhe aktualisht, trajner i Tiranës, Ze Maria.

Mësohet se tekniku do të niset nesër drejt Kinës, ku do të marrë pjesë në këtë miqësore që luhet për bamirësi. Duke përfituar nga pauza e kampionatit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, tekniku brazilian është ftuar në këtë sfidë miqësore dhe ka konfirmuar pjesëmarrjen. Ndërprerja e kampionatit për dy javë i jep mundësinë Ze Marias që të mungojë.

SKUADRA

Ndërkaq, ekipi vazhdon të jetë pushim. Pas humbjes me Bylisin, skuadrës i janë dhënë dy ditë leje, pasi ndeshja e radhës për bardheblutë do të luhet pas dy javësh. Pritet që gjatë kësaj kohe, stafi të punojë shumë për të korrigjuar gabimet që u vunë re në ndeshjen e kaluar ndaj Bylisit.

Synimi i bardhebluve këtë sezon është ngjitja në Superiore. Deri përpara ndeshjes me ballshiotët, ecuria ishte perfekte, por humbja e së shtunës së kaluar ka sjellë paksa zhgënjim. Në sfidën e ardhshme, kryeqytetasit do të luajnë me Apoloninë në Tiranë, ku do të kërkojnë medoemos të rikthehen te fitorja.

BESAR BOZGO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Buxheti te “Siguria”/ Xhaçka flet edhe për radarët: Po hidhet baltë mbi FA
Previous article Administratorët e pallateve, zgjidhje e domosdoshme

xhesi.editor

Postime të ngjashme

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë Futboll

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin Futboll

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren Futboll

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT