• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGJARJA merr rrjedhë tjetër/ Një ditë para vrasje autori takoi Begallën, dalin detaje të reja
Home
Breaking News

NGJARJA merr rrjedhë tjetër/ Një ditë para vrasje autori takoi Begallën, dalin detaje të reja

16 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të tjera zbulohen nga vrasja e biznesmenit Memli Begalla, i cili u ekzekutua në mënyrë mafioze pranë banesës së tij në rrugën “Nikolla Tupe”, në ish-Bllok, më 14 shkurt të këtij viti.

“Panorama” duke iu referuar dosjes hetimore, shkruan se Begalla u takua me autorin e krimit, Ardian Serezin, edhe një ditë para se të ekzekutohej prej tij. Hetimet tregojnë se Serezi dhe Begalla njiheshin prej shumë kohësh.

Konflikti mes tyre ka nisur në vitin 2014, ku një sasi e madhe droge u sekuestrua nga Policia dhe në pranga ra Serezi. Dyshimet janë se i ndjeri kishte lidhje me drogën dhe i ka premtuar Serezit se do ta nxirrte nga burgu. Por në fakt, nuk ndodhi kështu, ndaj mendohet se Serezi është hakmarrë ndaj Begallës.

Pas daljes nga burgu, Serezi ka tentuar disa herë të takohet me Begallën, por ky i fundit e ka shmangur, duke ndërruar herë pas here edhe numrat e telefonit.

Një ditë para vrasjes, Serezi ka mundur ta gjejë Begallën dhe e ka takuar në rrugë, pranë vendit të krimit. Një ditë më pas, ai së bashku me Denis Demirin, kanë ndjekur viktimën deri pranë banesës dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë.

Vrasja është bërë me pistoletë me silenciator. Dy autorët kanë qenë të maskuar dhe janë larguar qetësisht nga skena e krimit duke hipur në një automjet.

Por automjeti është fiksuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi dhe përmes tij, janë zbuluar edhe autorët që u vunë nën pranga.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tjetër rekord nga Messi, shënoi golin më të shpejtë në karrierë
Previous article Të shfuqizohet ligji i Berishës, jo përkujtim më 20 shkurt/ PD kundër përkujtimit të rrëzimit të statujës së Enverit

Redaktor2

Postime të ngjashme

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari Aktualitet

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët Aktualitet

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT