• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Të shfuqizohet ligji i Berishës, jo përkujtim më 20 shkurt/ PD kundër përkujtimit të rrëzimit të statujës së Enverit
Home
Shqipëri

Të shfuqizohet ligji i Berishës, jo përkujtim më 20 shkurt/ PD kundër përkujtimit të rrëzimit të statujës së Enverit

16 March, 2018 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Partia Demokratike, tashmë nën drejtimin e Lulzim Bashës, kërkon që 20 Shkurti 1991, dita e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, të hiqet si datë për përkujtimin e viktimave të regjimit komunist. Gjithashtu, Partia Demokratike kërkon që të hiqet edhe parashikimi ligjor për përkujtimin e kësaj dite.

Nëntë deputetë të Partisë Demokratike, mes të cilëve edhe Edi Paloka, Grida Duma, Ervin Salianji, Flamur Noka, Genc Pollo, Edmond Spaho etj., kanë depozituar një projektligj në Kuvend, ku kërkojnë ndryshimin e datës për përkujtimin e viktimave të regjimit komunist.

Ata kërkojnë shfuqizimin e nenit e të ligjit nr. 10 241, datë 25.2.2010 për simbolet e përkujtimit të viktimave dhe të krimeve të komunizmit në Shqipëri, i propozuar nga asokohe nga qeveria Berisha, i miratuar nga Parlamenti i dominuar nga PD si dhe i dekretuar nga ish-Presidenti Bamir Topi.

Neni 3 parashikon që ‘Këshilli i Ministrave shpall datën 20 shkurt, ditën e rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha në Tiranë, si “Dita e përkujtimit të viktimave dhe të krimeve të komunizmit në Shqipëri”. Përkujtimi i kësaj date, sipas ligjit, bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi’.

Befasia qëndron në faktin se 9 deputetë demokratë i kërkojnë Parlamentit që të shfuqizojnë në tërësi nenin 3 të ligjit nr. 10 241, datë 25.2.2010, duke përfshirë edhe paragrafin që parashikon përkujtimin e datës së rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, që çoj më pas në rënien graduale të regjimit komunist në Shqipëri.

Ndërkaq, në vend të datës 20 shkurt, deputetët e Partisë Demokratike kërkojnë që të caktohet data 26 shkurt si dita e kujtesës së viktimave të regjimit komunist. 26 shkurti është dita kur u ekzekutuan pa gjyq 22 intelektualë të shquar, me pretekstin se u implikuan në hedhjen e një cope dinamiti ne oborrin e Ambasadës Sovjetike në vitin 1951. Për mbështetjen e këtij propozimi, deputetë e PD kanë depozituar në Kuvend edhe një shpjegim të detajuar.

Shpjegimi i PD për ndryshimin e ligjit
Rënia e regjimit komunist nuk u pasua me një hetim dhe ndëshkim ligjor të krimeve dhe të krimineleve; persekutorët nuk u përballen me drejtësinë, nuk u kërkua falje viktimave të genocidit komunist. Rrjedhimisht edhe njohja dhe denoncimi i krimeve të komunizmit, ndërgjegjësimi i opinionit publik shqiptar, sidomos i brezit të ri për atë tragjedi kombëtare me pasoja të rënda, ishte dhe është fare i dobët, ndërkohë që propaganda komuniste që ende vazhdon në politikë, mediat, botimet, tekstet shkollore, filmat e periudhës së socializmit etj., bën punën e vet për motivimin e krimeve, madje edhe mitizimin e bëmave të komunizmit.

Ndërkohë shteti demokratik nuk e ka kryer rolin e tij në këtë drejtim, ndonëse janë miratuar edhe dy rezoluta te Asamblesë së Këshillit të Evropës për ndëshkimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste, ashtu si janë dënuar edhe krimet e Nazifashizmit: njëra rezolute nr. 1096 viti 1996 dhe tjetra nr. 1481 e vitit 2006. Dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare në tërësi, veçanërisht i politikës, është një kusht i domosdoshëm për ndarjen nga e kaluara kriminale dhe për përparimin e Shqipërisë, integrimin e saj në bashkësinë euro-atlantike.

Njohja e historisë së vërtetë, studimi objektiv i periudhës së Luftës II dhe i periudhës së socializmit, rishkrimi i historisë si edhe vlerësimi moral i viktimave dhe martirëve, evidentimi i genocidit dhe krimeve, dënimi i tyre moral dhe ligjor, janë parakushtet e dekomunistizimit. Po ashtu, edhe nderimi, respektimi dhe ndihma shtetërore ndaj viktimave që ende janë sot gjallë dhe familjeve të tyre.

I gjithë ky proces është i lidhur edhe me kujtesën historike. Mendojmë që dita e kujtesës për viktimat e regjimit komunist të jetë 26 Shkurti, pikërisht dita kur u ekzekutuan pa gjyq 22 intelektualë të shquar, me pretekstin e një copëze dinamiti të hedhur në oborrin e Ambasadës Sovjetike në vitin 1951.

Kjo datë është me e përshtatshme për disa arsye:

1. Sepse masakra e natës së 26 shkurtit 1951 është ngjarja me tipike e krimeve të komunizmit, njëherësh më kundërligjore dhe me e paprecedent në historinë e legjislacionit shqiptar e të huaj. Ajo përmbledh gjithë elementet e paligjshmërisë dhe të krimit shtetëror.

2. Sepse vendimi për kryerjen e kësaj masakre kolektive u morë, jo në sallën e gjyqit, por në Byronë Politike të PPSH, në mbledhjen e datës 20.02.1951. Me propozim të Ministrit të Brendshëm, Mehmet Shehut, u vendos të merreshin masa të jashtëzakonshme represive “pa marrë parasysh ligjet në fuqi”. Ai kërkoi që të arrestoheshin menjëherë 100 ose 150 vetë, nga të cilët 10 ose 15 më të rëndësishmit, të pushkatoheshin pa gjyq. Të gjithë anëtarët e Byrosë, përfshirë Enver Hoxhën ishin dakord me këto masa represive. Pra, ishte vetë Partia, vetë pushteti politik, me Enver Hoxhën në krye, që shkelnin edhe ligjet në fuqi dhe urdhëronin një krim shtetëror, një terrorizëm shtetëror, një genocid për motive politike.

3. Arrestimet që u kryen menjëherë sipas vendimit të Byrosë Politike, ishin jo vetëm politike, por edhe të paligjshme, sepse u kryen pa ndonjë urdhër-arrest të prokurorit dhe pa ndonjë vendim gjykate.

4. Arrestimet u bënë mbi listat e vdekjes, të parapërgatitura nga Sigurimi i Shtetit në Ministrinë e Brendshme, por që nuk lidheshin me ngjarjen në Ambasadën Sovjetike. U përzgjodhën 22 intelektualë properëndimorë, mes tyre dhe shkencëtarja e parë shqiptare Sabiha Kasimati, që s’kishin asnjë lidhej apo njohje me njëri-tjetrin.

4. Personat që u pushkatuan u zgjodhën nga gjithë hapësira shqiptare, por që jetonin në Tiranë: qytetare nga Gjakova, Shkupi, Shkodra, Dibra, Tirana, Korça, Delvina, Gjirokastra, Çamëria etj., në mënyre që terrori shtetëror komunist të godiste gjithë Shqipërinë.

5. Akuza e Prokurorit ushtarak, që mban datën 25.2.1951 ishte: “Janë vënë në shërbim të spiunazheve të huaja imperialistë; janë bërë anëtarë të një organizate terroriste. Kanë propaganduar rrëzimin me dhunë të Pushtetit popullor dhe kanë hedhur parulla pro shpërthimit të një lufte të re nga ana e imperialisteve amerikano-angleze e sateliteve të tyre”?!. Një akuze kolektive për terrorizëm, e pa u mbështetur në asnjë provë apo dëshmi.

6. Për dënimin e tyre me pushkaton nuk u zhvillua asnjë hetim, asnjë pyetje, asnjë gjykim, apo apelim. Pra, të gjitha veprimet u bënë të kundraligjshme, duke shkelur edhe ligjet e kohës. Drejtori i Sigurimit të Shtetit, dëshmon: “Për pushkatimin e këtyre personave, nuk është bërë gjyq dhe këtë e them, sepse nga zyrat e Ministrisë së Brendshme ata janë çuar direkt në vendin e pushkatimit”.

7. Me qenë se ekzekutimi pa gjyq bëri bujë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, atëherë Gjykata e Lartë Ushtarake në bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit, pasi ishin pushkatuar 22 të arrestuarit, nisen procedurat e përpilimit të procesverbaleve të rreme, fiktive, sikur gjyqi ishte zhvilluar. Ekzistojnë dy procesverbale gjyqësore të falsifikuara të Gjykatës së Lartë. Njëri mban datën 26.2.1951 dhe tjetri 27.02.1951 (pas pushkatimit), procesverbale fiktive, që nuk janë firmosur nga dy anëtarë të Gjykatës së Lartë.

8. Të gjitha këto manovrime e shkelje juridike, nuk e mbuluan dhe nuk e fshehën dot masakrën e kryer pa gjyq dhe pa asnjë fajësi të provuar. Atëherë mafia politike dhe juridike, mbështetur edhe në përvojën sovjetike të dhunës e terrorit shtetëror Stalinist, hartoi një dekret, që përligjte dhe justifikonte këtë praktikë kriminale dhe antiligjore. Ishte një dekret, i dalë nga presidenca e Republikës, që siguronte e përligjte arrestimet, vrasjet dhe burgimet masive nga ana e organeve të diktaturës, që shmangte etapat e procedurës penale e civile, përbente një mohim të plotë të principeve të drejtësisë, një shkelje të përbindshme të të drejtave dhe lirive të njeriut, një përdhosje të Kushtetutës e të ligjeve të asaj kohe, si edhe kartën e OKB të firmosur nga Qeveria shqiptare.

9. Viktimat e pafajshme, u pushkatuan në mesnatën e 26-27 shkurtit në breg të lumit Erzen, pranë fshatit Menik dhe u hodhën në një grope të madhe të përbashkët, të lidhur me njëri-tjetrin me tela me gjemba. Në mesnatë fshatarët e Menikut dëgjuan krisma të pandërprera pushkësh, ndërsa në të gdhire panë një skenë të llahtarshme, ku diku dilte një dorë, diku një këmbe, diku flokë të përgjakur.

10. Fakti që viktimat ishin të pafajshme, u vërtetua edhe ligjërisht 8 muaj më vonë, (Tetor 1951), kur një gjykate speciale dënoi ata persona, që kishin hedhur në të vërtete dinamitin në oborrin e Ambasadës Sovjetike.

11. Menjëherë pas arrestimit dhe pushkatimit të viktimave, u organizua një operacion masiv spastrimi, u internuan dhunshëm dhe pa axhe vendim gjykate familjet “reaksionare” në kampet e përqendrimit dhe të punës. /shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGJARJA merr rrjedhë tjetër/ Një ditë para vrasje autori takoi Begallën, dalin detaje të reja
Previous article MOTI/ E premte 16 mars: Rikthim tek RESHJET! Luhatjet e mëdha të TEMPERATURAVE do të...

Redaktor2

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët Aktualitet

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët

EMRAT/ Bëhet publik grupi koordinator i protestës. Letra ambasadorëve kryesorë në Tiranë për pesë kërkesat e tyre Aktualitet

EMRAT/ Bëhet publik grupi koordinator i protestës. Letra ambasadorëve kryesorë në Tiranë për pesë kërkesat e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT