• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GËRDECI DHE 21 JANARI/ Arta Marku tregon se çfarë do të ndodhë me dosjet e mëdha
Home
Aktualitet
Drejtësi

GËRDECI DHE 21 JANARI/ Arta Marku tregon se çfarë do të ndodhë me dosjet e mëdha

15 March, 2018 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku është pyetur në lidhje me dy nga dosjet më të nxehta që qëndrojnë si të tilla prej një dekade.

E ftuar në emisionin Real Story, Marku u shpreh se dosja e Gërdecit ka dominuar dhe marrë vëmendje maksimale në hapësirën apo opinionin publik, por drejtësia sipas saj, përveçse të qenit veprim konkret është procedurë.

Kryeprokurorja ka lënë të nënkuptuar se është mjaft e vështirë rihapja e këtyre dosjeve, por nga ana tjetër ka deklaruar se janë duke u shqyrtuar të gjitha aspektet juridike e teknike, që do të bënin të mundur nisjen e një procedure të “re”. Të njëjtën logjikë, Marku e ka përdorur po ashtu për një tjetër dosje të rëndësishme, siç është dhe mbetet të jetë ajo e vrasjeve në 21 janar.

Sokol Balla: Zonja Marku, 10 vjet më parë, si sot në 15 marsin e vitit 2008, në një zonë nevralgjike jashtë Tiranës, midis rrugës nacionale dhe aeroportit të vetëm ndërkombëtar, ndodhi një tragjedi, tragjedia e Gërdecit ku humbën jetën në total 28 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Një proces gjyqësor i cili u paragjykua shumë për mënyrën se si u zhvillua hetimi, për njerëzit që u thirrën në hetim dhe njerëzit që nuk u thirrën në hetim. Megjithëse një nga paraardhëset tuaja, zonja Ina Rama pati deklaruar në një intervistë më mua që për shembull do të thërriste edhe djalin e Kryeministrit, ajo donte por një gjë e tillë nuk ndodhi. A do të rihapen hetimet për dosje të tilla, po e filloj nga Gërdeci.

 

Arta Marku: Ka një numër dosjesh si kjo e Gërdecit, të cilat kanë dominuar opinionin publik që nga fillimi, që nga hapja e këtyre dosjeve. Dhe ky dominim ka pasur një amplitudë të ndryshueshme në varësi të zhvillimeve politiko-shoqërore që kanë ndodhur në vend. Shumë persona kanë dhënë opinione, gjykime, mendime në lidhje me ecurinë e këtyre dosjeve. Unë natyrisht që nuk mund të jap një mendim, një zgjidhje në këtë moment pasi në demokraci gjithçka ndodh, por drejtësia para se të jeta veprim është procedurë. Dhe pavarësisht vullnetit individual apo institucional, nëse ky nuk përkthehet në procedurë atëherë është i destinuar të dështojë. Këto çështje natyrisht që po shqyrtohen nëse ka mjete juridike të paezauruara, mjete të zakonshme ose jashtëzakonshme dhe a ka mundësi prokuroria që t’i përdorë këto mjete që mund të jenë të paezauruara në drejtim të rihapjes së këtyre dosjeve, megjithatë kjo çështje po shqyrtohet nga ana jonë, nga ana teknike-juridike.

Sokol Balla: Për shembull një çështje tjetër për të cilën diskutohet shumë, unë i kam kushtuar shpeshherë emisione, pasi është një çështje shumë sensitive, ngjarjet e 21 janarit. Dhe shpesh flitet, t’i rikthehemi procedurave, për mënyrën se si është zhvilluar procesi i 21 janarit, se deri diku procedurat nuk ta lejojnë një rihapje të tij. Por kjo, jo kur ka indice të reja. Për shembull rasti i Aleks Nikës natyrisht kjo është një çështje që nuk është ezauruar nga pikëpamja procedurale, pasi për vrasjen e Aleks Nikës sot nuk kemi një emër, e para. E dyta, kemi deklarime të reja, për shembull, pak ditë më parë ish-Kryeministri i vendit ishte në emision me mua dhe bëri deklarata të forta publike dhe prokuroria edhe kryesisht nisur nga këto ngacmime mediatike, mendojnë shumë veta, se duhet të rihapë hetimet, për 21 janarin po flasim në këtë rast.

Arta Marku: Unë nuk mund të them asgjë më tepër se ajo që thashë pak më parë në lidhje me këtë. Pra, pavarësisht vullnetit individual dhe institucional që nuk mungon, ne po përpiqemi të gjejmë nëse ka mjete juridike të zakonshme apo të jashtëzakonshme të paezauruara. Dhe nëse do të ketë një hapësirë që këto mjete mund të përdoren atëherë vullneti është që të përdoren.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mediat italiane japin ALARMIN: Celularët-bomba në Tiranë, për xhihadistët! Frikë se mund të eleminohet Gentian Hoxha
Previous article Këngëtarja shqiptare flet për vështirësitë, ka një mesazh për vajzat

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

TRAGJIKE/ Ishte duke punuar në arë me babanë, hyn në lum për t’u larë, mbytet 15-vjeçari në Berat Aktualitet

TRAGJIKE/ Ishte duke punuar në arë me babanë, hyn në lum për t’u larë, mbytet 15-vjeçari në Berat

EMRI/ I dënuar me 13 vjet burgim për shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 13 vjet burgim për shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT