Kryeprokurorja e përgjithshme Arta Marku nuk dha një mendim të qartë për paraardhësin e saj Adriatik Llalla, por tha se vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për t’i ndaluar hyrjen në SHBA, ishte i rëndë.
E ftuar në Real Story të Sokol Ballës, Marku tha se Prokuroria ka marrë përsipër përgjegjësitë e veta që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji”.
“Natyrisht që kam një opinion por nuk është në natyrën time dhe në etikë që të jap një opinion. Kam një opinion, por punën e tij e ka vlerësuar publiku, është përfolur aq shumë sa që nuk e gjej me vend të them. Të them të drejtën jam ndjerë shumë keq..është një vendim i rëndë heqja e vizës nga SHBA”.
DASH tha që do ishte i gatshëm të bashkëpunojë me prokurorinë nëse hap një hetim për të…
“DASH është teguar gjithmonë i gatshëm për hetimin e çdo zyrtari, jo vetëm për rastin konkret, edhe për rastin konkret kanë qenë të gatshëm. Mund të them që Prokuroria ka marrë përsipër përgjegjësitë e veta që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji,” u shpreh ajo.


