• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HELMOI VJEHRRËN/ Flet xhaxhai i nuses: Hoxha e ka trilluar! Ajo e ka bërë vrasjen vetë…
Home
Sociale

HELMOI VJEHRRËN/ Flet xhaxhai i nuses: Hoxha e ka trilluar! Ajo e ka bërë vrasjen vetë…

15 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Familjarët e 21-vjeçares Marjana Cmeta, e arrestuar si e dyshuar për vrasjen e vjehrrës, janë të bindur që ngjarja është një trillim dhe kanë besim se drejtësia do e zbardhë të vërtetën shumë shpejt.

Xhaxhai i vajzës që u arrestua dy ditë më parë, Selim Cmeta, tregoi dje se mbesa e tij nuk ka gisht në këtë histori dhe te hoxha ka shkuar e ka kërkuar që të faleshin mëkatet e vjehrrës.

Ndërsa, sipas tij, është e pamundur që një vajzë që ishte në muajin e 8-të të shtatzënisë të kryejë një veprim të tillë. Selim Cmeta thotë se viktima kishte tentuar edhe disa vite më parë të vriste veten, duke u helmuar dhe e kishin dërguar në spital.

Por për këtë rast, ai thotë se nuk është në gjendje të japë një version se si mund të ketë ndodhur ngjarja. Xhaxhai i 21-vjeçares thotë se ajo ishte besimtare dhe kishte mbaruar shkollën e mesme në Medrese.

Kur u arrestua mbesa juaj?

Vajza ka qenë në shkollë dje (të martën), ka ardhur nga ora 19:00. Pastaj ka ardhur Policia dhe e ka marrë. Na thanë që po e marrim për ta marrë në pyetje, kaq. Nuk ka qenë njeri në shtëpi që ta shoqëronte. I ati e vëllai kanë qenë në punë. Nëna ka qenë me vajzën e vogël 5 muajshe. Unë do them vetëm kaq. Gjithçka do ia lëmë në dorë drejtësisë. Të veprojë drejtësia dhe të zbardhet e vërteta, siç është. Në qoftë se është e vërtetë, jo aq sa thotë ajo, por për mendimin tim edhe më shumë. Por gjithçka është e trilluar. Ky rast është tërësisht i trilluar.

Pse mendoni se ka ndodhur kjo, si është e vërteta?

Këtë ta gjejnë ata që e kanë trilluar historinë, bashkë me hoxhën që janë brenda. Është një sajesë 100 për qind dhe ju do e merrni vesh më vonë si është e vërteta. Në fund, do të dalë që është një sajesë.

Kujt i interesonte kjo, që ju thoni është e sajuar?

Interesin nuk e di, por di që nuk ka asnjë shkak. Deri tani, nuk ka dalë asgjë. Prokuroria këtu ishte. Unë nuk pata as mik, as shok, as nuk kapa njeri. Të ishin për vajzën time e kishin arrestuar ata, këtu e kishin ka një vit, jo sot.

Për çfarë arsye u divorcua mbesa juaj me djalin e viktimës?

Ditën e pestë, pasi kishte vdekur vjehrra e mbesës time, do çonin kunatën në spital, motrën e dhëndrit. Vajza ka dashur të shkonte në spital bashkë me kunatën. I shoqi e ka qëlluar me shpullë në mes të njerëzve. Pas këtij momenti, vajza është larguar nga aty. Ata kanë marrë në telefon të atin e vajzës, vëllain tim dhe i kanë thënë që ajo ishte larguar. I ati u ka thënë që inshAllah nuk ka bërë ndonjë vetëvrasje, sepse vajza nuk ka ardhur në shtëpinë e prindërve. Kanë lajmëruar Policinë, por vajza kishte shkuar te një shtëpi aty poshtë, që ishte afër shtëpisë së vet.

Si qëndron e vërteta e bisedës me hoxhën, që është arrestuar?

Në lidhje me hoxhën, vjehrri i vajzës i ka thënë djalit që të merrte nusen dhe të shkonte te hoxha. E vetmja fjalë që vajza ka thënë atje, te hoxha, është “Zoti ia faltë mëkatet asaj”, pra, vjehrrës.

Për çfarë arsyesh konfliktohej mbesa juaj me vjehrrën?

Nuk ka pasur ndonjë konflikt me vjehrrën. Këto janë vetëm fjalë. Nuk kanë pasur asnjë lloj konflikti. E para e punës, vjehrra e vjehrri kishin nja 6 muaj që ishin larguar nga shtëpia dhe po qëndronin në fshat, afër Liqenit të Bovillës. Kështu që vajza ka qenë vetëm me burrin e saj. Çfarë konflikti mund të ketë qenë ky në distancë, ata 6 muaj në fshat dhe dhëndri me vajzën ishin në shtëpi bashkë këtu? Ata mund të kenë pasur bashkë ndonjë konflikt të rinjsh, xhelozi apo ku di unë, sepse edhe unë që jam në këtë moshë, ndoshta edhe mund ta bëj një debat të tillë me gruan.

A kishin biseduar ndonjëherë me mbesën tuaj në lidhje me këtë ngjarje?

Kam folur. Ajo ka qenë aq e lidhur me ne, saqë edhe kur ishte 6-muajshe, e kam marrë dhe e kam mbajtur në shtëpi, pastaj shkonte prapë te prindërit e saj. E kam pyetur dhe i kam thënë që të na thoshte nëse kishte bërë diçka, pasi kishin dalë shumë fjalë. Ata nuk ia dolën dot me fjalë, sepse ia bënë të dashur të gjithë fisin e dhëndrit. Madje, në një rast të veçantë, kunata e vajzës, pra, motra e të shoqit, ka thënë që vetëm këtë nuk mund t’ia vinte dot, sepse nuk e ka. Pra, nuk ia dolën dot në atë krah, pastaj thanë e goditi me çekiç, pastaj e goditi me sqepar, pastaj me një çelës, derisa arritën këtu që thanë se e helmoi se e nxori hoxha. Ju si media e keni dëgjuar regjistrimin e hoxhës që e keni cituar? Nuk e keni dëgjuar. As unë, as Prokuroria. Po të ishte ashtu, do kishte vepruar Prokuroria, ka një vit. Pra, të japësh një diçka të tillë për një vajzë, që ajo në atë kohë ka qenë 7-muajshe shtatzënë, kishte hyrë për muajin e tetë dhe e shtruar nga mjeku në shtëpi, pasi i kishte thënë të mos lëvizte, nuk e kuptoj si paska mundësi që një njeri në muajin e tetë të shtatzënisë, të bëjë një gjë të tillë. Unë besoj se është komplet një trillim. Me aq sa dimë ne, vjehrra e vajzës tonë ka qenë një grua e lartë. Unë kisha gati 20 vite që e njihja. Por ama ne e dimë që para disa vitesh, ajo ka tentuar të helmojë veten. E ka helmuar veten, ka shkuar edhe në spital. Pra, siç ju thashë edhe më përpara, ata nuk arritën t’i vënë vajzës ato që ju thashë, e tani thonë qe e helmoi nusja. Megjithatë, drejtësia do e bëjë punën e vet.

Pra, ju mendoni se vjehrra e mbesës tuaj ka kryer vetëvrasje?

Këtë nuk mund ta them. Nuk kam baza për ta thënë. Nuk jam unë prokurori, që po heton çështjen. Ajo e ka kryer një herë një veprim të tillë. Unë nuk po them as që ka kryer vetëvrasje, as që e ka vrarë njeri. Vetëm po të kisha një argument për diçka të tillë, që nuk e kam, në fakt. Por ajo që di unë është që Marjana nuk e ka kryer një veprim të tillë. Vajza është besimtare, ka bërë edhe shkollën e mesme, Medresenë. Është vajzë që preket shpejt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Historia e Max Londsdale, si bindi Sir Alex Ferguson me një DVD
Previous article Noizy tallet me mikun e Blerim Destanit, ky i fundit e fëlliq: KUJDES, se ta pret veshin ky (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA TRAGJEDIA NË SHKODËR/ Trupat u zbuluan nën rrënojat e banesës së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania Aktualitet

DETAJE NGA TRAGJEDIA NË SHKODËR/ Trupat u zbuluan nën rrënojat e banesës së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania

TRAGJEDI NË SHKODËR/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur Aktualitet

TRAGJEDI NË SHKODËR/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin Aktualitet

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT