• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DYSHUAR PËR VRASJEN E VËLLEZËRËVE/ Flet gruaja: Burrin e kam pas në shpi, pimë…
Home
Breaking News

I DYSHUAR PËR VRASJEN E VËLLEZËRËVE/ Flet gruaja: Burrin e kam pas në shpi, pimë…

15 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy vëllezër të moshave 33 dhe 44 vjeç u vranë një javë më parë në fshatin Plloqicë të Malishevës.

Emrat e tyre janë Shani Maloku dhe Bahri Maloku, të cilët dyshohen se janë vrarë nga dy kushërinj të tyre, edhe këta vëllezër.

Dy vëllezërit u vranë me breshëri plumbash mesnatën e së premtes të kaluar, para dyerve të shtëpisë së tyre, ndërsa dy kushërinjtë janë arrestuar.

Pak para ngjarjes Shani e Bahri Maloku sikurse ndodhte shpesh, kishin mbledhur në shtëpinë e tyre djemtë e xhaxhallarëve për të luajtur me letra. Por loja aty u shndërrua më vonë në tragjedi. Nga një armë automatike dy djemtë e familjes Maloku u goditën për vdekje nga ana e disa plaçkitësve.

Mirëpo gruaja e njërit prej vëllezërve të dyshuar si vrasës, ka thënë për Express se burri i saj nuk ka lidhje me ngjarjen.

Bashkëshortja e Blerim Malokut ka rrëfyer:

Unë burrin e kam pas te shpia, jemi çu në mëngjes, e ka pi kafen. Veç ka dalë me shiku burri im çizme, kështu si unë, se mbajmë dele, ka dalë me i kqyrë fëmijët se përse u kthyn nga shkolla, ata kanë thënë që kanë ardhë shumë policë dhe kur ka dalë aty e kanë arrestu. Burri ka qenë në shtëpi natën kur ka ndodhur ajo ngjarje. Unë bëj be në fëmijët e mi që kjo ngjarje nuk ka ndodhë nga ne. Ne asnjëherë me askënd nuk kemi pasë ndonjë problem. Krejt le të çohen në këmbë se këta persona janë të pafajshëm.”
Ndërkaq, nga familja e viktimave, vëllezërve Shani e Bahri Malokut nuk kanë dashur të deklarohen rreth kësaj çështjeje. Vëllai i viktimave ka thënë se me këtë punë tashmë po merret policia.

Njëri prej vëllezërve të vrarë kishte qenë pjesëtar i FSK-së, i martuar dhe baba i katër fëmijëve. Ndërsa, edhe i vëllai tjetër përveç gruas ka lënë pas edhe dy fëmijë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sa të ëmbla! Kushërirat North West dhe Penelope shfaqen nën shoqërinë e Kourtney Kardashian (FOTO)
Previous article Pas dy golave, Valon Berisha sërish titullar kundër Dortmundit

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA TRAGJEDIA NË SHKODËR/ Trupat u zbuluan nën rrënojat e banesës së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania Aktualitet

DETAJE NGA TRAGJEDIA NË SHKODËR/ Trupat u zbuluan nën rrënojat e banesës së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania

TRAGJEDI NË SHKODËR/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur Aktualitet

TRAGJEDI NË SHKODËR/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin Aktualitet

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT