• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ALARMOHET POLICIA GREKE/ 2 vajza shqiptare prej disa ditësh të zhdukura. U larguan… (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

ALARMOHET POLICIA GREKE/ 2 vajza shqiptare prej disa ditësh të zhdukura. U larguan… (DETAJET)

15 March, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Policia greke është vënë në alarm pas zhdukjes së dy motrave me origjinë shqiptare nga banesa e tyre në Dylesi të Thives, 60 km në veri të Athinës.
Sipas autoriteteve greke, dy vajzat e mitura, Denisa 17 vjeçe dhe Emanuela 16 vjeçe, janë larguar nga familja e tyre dhe s’kanë dhënë asnjë shenjë jete që prej datës 12 mars.

Dy ditë më vonë familjaret kanë denoncuar zhdukjen e dy vajzave të mitura, ndërkohë që askush në qytezën e vogël të Dylesit nuk ka informacion se ku mund të ndodhen ato.

Çdo kërkim në të njohur, miq dhe familjarë të tyre, ka rezultuar pa sukses, ndërkohë që ekspertët e krimit elektronik po verifikojnë kontaktet e tyre në rrjetet sociale, raporton “t.ch”.

Pikërisht në rrjetet sociale janë vendosur edhe shpresat e autoriteteve për gjetjen e të miturave, ndërkohë që familjarët bëjnë apel kujtdo di diçka për vend-ndodhjen e tyre, të komunikojë sa më shpejtë me autoritetet policore, ne numrin SOS 116000, ose me fondacionin “Buzëqeshja e Fëmijës”, ku edhe garantohet anonimati i informacionit.

Autoritetet helene kanë dërguar foto të vogëlusheve edhe në pikat kufitare dalëse të vendit, ndërsa në kufirin me Shqipërinë, do të ketë kujdes edhe më të madh prej patrullave policore.

Informacion do t’i dërgohet edhe palës shqiptare, për gjetjen dhe kthimin pranë familjes të dy vajzave të mitura.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rasëll Uestbruk, tani një legjendë në basketbollin Amerikan
Previous article Sadio Mane: Jam i bindur se Liverpool mund të fitojë Champions League

F.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin Aktualitet

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi Aktualitet

KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT