• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HELMOI VJEHRRËN/ Rrëfehet djali i viktimës: Nusja i tha mamasë pije lëngun, e ka bërë hoxha… (DETAJET E REJA)
Home
Breaking News

HELMOI VJEHRRËN/ Rrëfehet djali i viktimës: Nusja i tha mamasë pije lëngun, e ka bërë hoxha… (DETAJET E REJA)

15 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhet dosja se si është zbuluar vrasja e Lirie Lamit në Kamëz.
21-vjecarja Marjana Cmeta në rrëfimin që ka bërë para Hoxhës Hysen Shehu tregon se si e mashtroi vjehrrën 48-vjeç për të pirë lëngun magjik, që ishte helmi fostoksinë, në mënyrë që ato të mos konfliktoheshin më. Olti Lami tregon cfarë dëgjoi në video.

“I kishte thënë që këtë lëng e kanë pirë të të gjithë dhe se do na bënte mirë për të mos patur probleme. Ajo I tregonte hoxhë Hysenit që erën e fortë që kishte patur lëngu për shkak të helmit, e kishte justifikuar tek mamaja duke I thënë asaj që erën e ka për shkak se e kishte bërë Hoxha dhe e kishte siguruar që e kishin pirë të gjithë. Marjana në video thotë se pas një ore nga momenti që I kishte dhënë lëngun, kishte shkuar tek dhoma e mamit për ta parë dhe aty e kishte gjetur të shtrirë në cepin e krevatit dhe se mamaja e kishte parë me shikim të vrazhdë, për këtë shkak Marjana kishte menduar se nuk kishte bërë efekt helmi.
Pas kësaj Marjana shpjegon se kishte shkuar tek dhoma ku flinin dhe kishte marrë një shall dhe ja kishte lidhur në fyt për ta mbytur. Mamaja kishte dashur të hapte dritaren e dhomës për ti thirrur Dhuratës për ndihmë, por Marjana e kishte kapur dhe nuk e kishte lënë të bërtiste dhe të hapte dritaren. Marjana shpjegon se e kishte kafshuar mamanë pa vetëdije dhe se ishin kacafytur në korridorin e shtëpisë dhe shpjegonte se mamaja kishte patur shumë fuqi”, – thuhet në rrëfimin e 21-vjeçares te Hoxha. Gjithashtu Report TV ka siguruar edhe dëshminë e Marjana Cmetës në Prokurori, ku tregon se vjehrrën e ka gjetur pa ndjenja në kuzhinë, ndërkohë që më herët kishin debatuar dhe e kishte kafshuar.

“Nuk kam pasur marrëdhënie të mira me vjehrrën. Mbaj mend që e kam kapur vjehrrën nga duart me qëllim që ajo të mos dilte jashtë dhe më pas vjehrra më ka kapur nga dora dhe unë e kam kafshuar me dhëmbë në pjesën e dy duarve dhe ajo më ka lëshuar. Në këtë çast vjehrra më ka shtyrë dhe unë I kam thënë “në qoftë se më gjen gjë fëmijën, ti je shkaktare” dhe jam futur në banjë të qetësohesha. Pasi kam pritur rreth gjysmë ore dhe nuk kam dëgjuar të hapet dera, kam dalë nga dhoma e gjumit dhe kam parë vjehrrën të shtrirë në krevatin e vet dhe ka qenë e mbuluar me batanije të trashë.

E kam lënë një orë dhe më pas kam shkuar te dhoma ku rrinte dhe kam parë që s’kishte ndjenja. Më pas kam lajmëruar nusen e xhaxhait”, – thotë Marjana Cmeta në dëshminë e saj. Marjana Cmeta e vrau vjehrrën Lirie Lami në 30 prill 2017. Ngjarja iu mbajt e fshehtë dhe u zbulua pas rrëfimit të 21-vjecares te një Hoxhës, I cili e regjistroi me video. Marjan Cmeta ditën e premte do të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e sigurisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Përdor të parën shampon apo balsamin? Paskemi vepruar gjithë jetën gabim
Previous article Njihuni me Dritan Idrizaj, menaxherin shqiptar të hoteleve që bënte kërdinë në Itali. Nga FAJDET tek PRONAT e... (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin Aktualitet

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

INTERVISTA/ Rama për “Channel 4”: Absurde ideja se mund të ecim para me një projekt që nuk përputhet me standardet evropiane Breaking News

INTERVISTA/ Rama për “Channel 4”: Absurde ideja se mund të ecim para me një projekt që nuk përputhet me standardet evropiane

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT