Dy shqiptarë janë arrestuar të hënën e kaluar nga hetuesit e Grenoble pasi dyshohet se janë pjesë e një rrjeti kriminal që vepronte në zonën Rhône në l’Isère të Francës.
Mediat vendase shkruajnë se dy shqiptarët u kapën me të paktën 1.5 kg heroinë, 30 mijë euro para chash dhe rreth 40 kilogramë produkte përzierës të cilën do ta përdornin për të shitur drogën me pakicë.
Edhe pse është ende e paqartë se në cilat rrethana u arrestuan dy të rinjtë shqiptarë apo vendodhja e saktë se ku u krye operacioni ajo që dihet është se ky operacion është pjesë e një hetimi gjyqësor nga prokuroria e Grenoble.
Mediat franceze flasin për një organizatë kriminale të trafikut të drogës në Francë dhe në Holandë. Ky rrjet është i gjithashtu i përfshirë edhe në shfrytëzim prostitucioni të vajzave rumune në rajonin e Grenoble. Mendohet se dy shqiptarët e arrestuar së fundmi ishin pjesë e strukturave të larta të organizatës kriminale.
Dy të arrestuarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur janë paraqitur sot pranë gjykatës.


