• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VENDIMI i ri për administratën/ Punonjësit që nuk hyjnë në testim do shkarkohen
Home
Sociale

VENDIMI i ri për administratën/ Punonjësit që nuk hyjnë në testim do shkarkohen

14 March, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Këshilli i Ministrave ka ashpërsuar masat për nëpunësit civilë, të cilët nuk paraqiten në testimin e detyrueshëm pranë Departamentit të Administratës Publike.

Qeveria ka miratuar dje ndryshimet në vendimin nr.1037 të vitit 2015 dhe në vendimin e ri që është publikuar në Fletoren Zyrtare ka parashikuar sanksione për punonjësit e administratës, të cilët nuk paraqiten ditën e testimit.

Nisma e re qeverisë parashikon që çdo nëpunës civil është i detyruar t’i nënshtrohet periodikisht testimit paraprak dhe procedurës së trajnimit çdo katër vite.

“Çdo nëpunës civil është i detyruar t’i nënshtrohet periodikisht testimit paraprak dhe, kur është e nevojshme, procedurës së trajnimit çdo 4 vjet. Kur nuk është e mundur, ky vlerësim mund të shtyhet deri në 6 vjet. Përjashtimisht, nëpunësit civilë në njësitë teknike të përmbajtjes së sistemeve tatimore e doganore janë të detyruar t’i nënshtrohen kësaj procedure çdo 2 vjet”, thekson vendimi i qeverisë. Por, duke qenë se vendimi i vitit 2015 nuk parashikonte masa shtrënguese për punonjësit, të cilët nuk paraqiteshin në testim, atëherë qeveria në vendimin e ri ka shtuar një nen të posaçëm.

Në vendimin e ri “për procedurat e vlerësimit të nëpunësve civilë për përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë”, theksohet në pikën 4 se: “Mosparaqitja e nëpunësve civilë në testimin paraprak apo testimin në përfundim të trajnimit, pa shkaqe të arsyeshme, konsiderohet shkelje e detyrimeve të përcaktuara në ligjin e nëpunësit civil dhe përbën shkak për fillimin e ecurisë disiplinore”.

VLERËSIMI

Por në vendimin e ri tashmë “fati” i nëpunësve që nuk kalojnë testin, nuk është më në dorën e eprorit direkt. Në rast se punonjësi vlerësohet me “jo kënaqshëm” edhe pas trajnimit tremujor, ndaj tij ndërpritet marrëdhënia e punës. Në vendimin e vitit 2015, në nenin 22 thuhej se:

“Në përfundim të procedurave të mësipërme, bazuar në rezultatet e testimit të realizuar nga KV-ja dhe në rezultatet e vlerë- simit 3- mujor, eprori direkt vendos përshtatshmërinë ose jopërshtatshmërinë e nëpunësit civil në pozicionin e punës”, thuhej në nenin e vitit 2015. Ndërsa në nenin 22 të ndryshuar thuhet se:

“Në përfundim të procedurave të mësipërme, nëpunësi civil vlerësohet jo i përshtatshëm me vendin e punës në rastin kur, si rezultati në përfundim të periudhës së vlerësimit 3- mujor ashtu edhe rezultati i testimit me shkrim në përfundim të trajnimit, janë ‘jo kënaqshëm’. Në rast se nëpunësi vlerësohet jo i përshtatshëm, atëherë njësia e Burimeve Njerëzore deklaron përfundimin e marrëdhënieve në Shërbimin Civil”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gol në “Niko Dovana”, Teuta merr avantazhin kundër Skënderbeut
Previous article Flamurtari-Kamza/ Duro e nis menjëherë me zëvendësim, fillon pjesa e dytë në Vlorë

F.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin Aktualitet

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi Aktualitet

KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT