• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U plagos kur po montonte një minë me celular, Hoxha e hapi servisin para…
Home
Aktualitet
Kronikë

U plagos kur po montonte një minë me celular, Hoxha e hapi servisin para…

14 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Kronikë

Pronari i dyqanit të celularëve ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm mëngjesin e së hënës, është plagosur teksa po montonte një minë me celular. Eksplozivi ka shpërthyer nga pakujdesia e në këtë mënyrë 34-vjeçari Gentian Hoxha mbeti i plagosur rëndë.

Policia tha dje se i plagosuri është arrestuar me akuzën e mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit. Sipas Policisë, ambienti ku ndodhi shpërthimi dyshohet se përdorej nga i plagosuri Hoxha për montimin e minave me celularë.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, ekspertët konstatuan kapsolla, fitil zjarrpërcjellës dhe pluhur tritoli. Këto kanë qenë prova të mjaftueshme për të përcaktuar llojin e lëndës plasëse që shkaktoi shpërthimin, por edhe për të ngritur akuzën ndaj 34- vjeçarit.

Policia pati dyshime për veprimtarinë e jashtëligjshme që kryhej në dyqanin në pronësi të Gentian Hoxhës disa minuta pasi ndodhi ngjarja. Por gjatë mbledhjes së provave u arrit të dokumentohej ngjarja dhe më pas u arrestua i plagosuri në Spitalin e Traumës.

Hoxha e hapi servisin e celularëve para 4 muajsh

Gentian Hoxha, 34-vjeçari që mbeti i plagosur të hënën nga shpërthimi i minës me celular që po montonte vetë në dyqanin e tij, e kishte marrë me qira ambientin ku ndodhi ngjarja, në nëntor të vitit të kaluar.

Ai e kishte regjistruar biznesin në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit 4 muaj më parë, saktësisht më 15 janar të vitit 2017.

Si fushë të veprimit të biznesit të tij, ai kishte deklaruar riparimin e aparateve celulare dhe të aksesorëve të tyre. Megjithatë, burime nga Policia thanë se regjistrimi i biznesit të ligjshëm, mund të ketë shërbyer si ambient për kryerjen e veprimtarisë së jashtëligjshme nga ana e 34-vjeçarit.

Ndërsa nuk dihet nëse ai punonte i vetëm apo kishte edhe bashkëpunëtorë për montimin e minave me celular, që mund të shiten nga 700 deri në 1500 euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Ujqërit e natës”/ Besnikët e Presidentit Putin nisin turne në Ballkan
Previous article Rastësi? Stephen Hawking, gjeniu që vdiq ditën e lindjes së Albert Einstein

Redaktor2

Postime të ngjashme

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit Aktualitet

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër Aktualitet

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT