• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTET me makina/ Emrat e 206 të dëmtuarve që përfitojnë 230 mijë euro
Home
Sociale

AKSIDENTET me makina/ Emrat e 206 të dëmtuarve që përfitojnë 230 mijë euro

14 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Byroja e Sigurimeve ka publikuar një listë me përfitues të dëmshpërblimeve si pasojë e aksidenteve me automjete. Janë të paktën 206 përfitues nga Fondi i Kompensimit, të cilët kanë praktika të miratuara, por të papaguara që i takojnë periudhës 2002-2013 dhe kapin një vlerë 230 mijë euro, por përfituesit nuk ka qenë e mundur të kontaktohen deri më tani.

Publikimi i listës u bë nga ana e Byrosë së Sigurimit pas kërkesës së Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.

Lista
Byroja u kërkon përfituesve të listës emërore që të paraqiten pranë zyrave të saj, shoqëruar me dokumentacionin përkatës, për të përfunduar me procedurat e pagesave. Nga ana e tij, Autoriteti i fton qytetarët që janë pjesë e listës së përfituesve të paraqiten pranë Byrosë. Për çdo problematikë apo për më shumë sqarime në lidhje me procesin, çdo qytetar mund të paraqitet pranë zyrave të AMF-së.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare mbetet shumë i angazhuar për mbrojtjen e konsumatorëve dhe rritjen e besimit të tyre në treg. AMF, ashtu siç ka vepruar përmes shumë vendimeve të marra gjatë vitit 2017, do të vazhdojë të fokusohet te mbrojtja e interesave të qytetarëve.

Për këtë arsye, Autoriteti e konsideron shlyerjen e detyrimeve të praprambetura që nga viti 2002, objekt i Fondit të Kompensimit ndër prioritetet kryesore të veprimtarisë së tij gjatë këtij viti” thuhet në njoftimin e AMF.

Pagesa e dëmeve
Kohët e fundit është rritur numri i zhdëmtimeve nga ana e siguruesve. Sipas statistikave më të fundit, gjatë muajit janar të këtij viti janë paguar gjithsej një vlerë prej 316 milionë e 855 mijë lekë dëmesh, që përbën një rritje në masën 9.76 për qind krahasuar me shifrën e paguar në janar të vitit 2017.

Numri i dëmeve të paguara në janar 2018 është 842 njësi më i lartë se një vit më parë dhe arrin shifrën 3.400, nga të cilat 3.273 janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 127 të tjera nga ato të sigurimit të jetës dhe shëndetit.

Vitin e kaluar, kompanitë e sigurimeve paguan gjithsej rreth 5.5 miliardë lekë, ose 41 milionë euro dëme, 15.8% më shumë krahasuar me vitin 2016. Mbi 55% e totalit kanë shkuar për dëme të lidhura me sigurimet motorike. Raporti mes dëmeve dhe primeve u rrit në afro 34%, nga 28% që ishte një vit më parë. Sidoqoftë, ky raport ngelet ndër më të ulëtit në Europë.

d.c./shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ‘Lëkundet’ Elbasani në Ditën e Verës, goditet nga tërmeti 3.2 ballë
Previous article Formacionet e mundshme: Besiktas-Bajerni i Mynihut

Redaktor2

Postime të ngjashme

PALA GREKE PUNON VETËM ME DY SPORTELE/ Radhë kilometrike dhe vonesa në doganën e Qafë Botës Aktualitet

PALA GREKE PUNON VETËM ME DY SPORTELE/ Radhë kilometrike dhe vonesa në doganën e Qafë Botës

NËNA E KRYEMADHIT NË GJYKATËN E LARTË/ Bën rekurs për vendimin e Apelit: Jo gjykim nga GJKKO Aktualitet

NËNA E KRYEMADHIT NË GJYKATËN E LARTË/ Bën rekurs për vendimin e Apelit: Jo gjykim nga GJKKO

VRASJA E PAVLIN PREKËS NË SHKODËR/ Prokuroria zgjat hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes Aktualitet

VRASJA E PAVLIN PREKËS NË SHKODËR/ Prokuroria zgjat hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT