Olti Lami, bashkëshorti i Marjana Cmetës, e cila është arrestuar sot në Kamëz, si e dyshuar për vrasjen me fotoksinë të mamasës së tij dhe vjehrrës së saj, LIrije Lami, duket se e ka përjetuar vërtet rëndë vdekjen e nënës së tij.
Në fakt, në profilin e tij në Facebook, Lami ka publike fotografi të shumta me të ëmën, madje tepër prekëse duket edhe një telefonatë e ndërprerë, ku në sfond të celularit duket mamaja e tij, Lirije Lami.
Përveç këtyre, ai në profilin e tij mban shprehjen: E vërteta, rrugen e ka të gjatë: Por vjen, mami!
AlpeNews.al






