Detaje të reja bëhen me dije lidhur me krimin në familjen, ku nusja helmoi vjehrrën, duke i hedhur fotoksinë në ushqim.
Një nga personat e arrestuar është edhe hoxha Hysen Shehu. Ai akuzohet për moskallëzim krimi.
Disa muaj pas ngjarjes të ndodhur në prill 2017, Marjana Cmeta u rrëfye tek hoxha Hysen Shehu.
Ajo pranoi se ka qene ajo qe ka helmuar te vjehrrën dhe kërkonte faljen e mëkateve nga Allahu.
Ketë rrëfim shokues, hoxha e regjistroi në video dhe vuri në dijeni Agim Lamin, bashkëshort i viktimës dhe vjehrri i nuses së arrestuar. Po ashtu edhe Arben Saliu, kushëriri i Agimit. Edhe këta dy të fundit akuzohen për moskallëzim krimi.
Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës, thanë burime zyrtare nga Policia.
Ajo që mbetet për tu zbardhur ende, është roli i vjehrrit për vdekjen e bashkëshortes së vet dhe raporti i tij me nusen vrasëse. Ose zbardhja e arësyes se përse pasi e ka mësuar të vërtetën, nuk e ka bërë kallëzimin në organet kopetente.


