• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Tjetër ngjarje E DYSHIMTË në Londër: Gjendet i vdekur armiku i Putinit
Home
Nderkombetare

Tjetër ngjarje E DYSHIMTË në Londër: Gjendet i vdekur armiku i Putinit

13 March, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Hetuesit britanik të anti-terrorit janë duke hetuar vdekjen misterioze të një tjetër Rusi, kësaj herë në Londër. Bëhet fjalë për Nikolai Glushkov, miku i një oligarku të njohur rus edhe ky i vdekur në Londër, i cili njihej si kritik i presidenti rus Putin.
Një 68-vjeçar rus është gjetur i vdekur në rrethana të pashpjegueshme në Londër, ndërkohë që vdekja e tij po hetohet nga hetuesit britanik të anti-terrorit. Media thotë se bëhet fjalë për Nikolai Glushkov, një mik i një oligarku të njohur anti-Putin, Boris Berezovski, i cili u gjet i varur në Londër në 2013-ën.

Vdekja e rusit të mërguar ndodh një javë pas sulmit me gaz nervor ndaj një agjenti të dyfishtë, Sergei Skripal, ngjarje që ka çuar në nivelet më të ulëta marrëdhëniet mes Londrës dhe Moskës. Sipas policisë britanike vdekja e disidentit rus, po trajtohet si e “pashpjegueshme” ndërkohë që anti-terrori është përfshirë në hetimin e vdekjes.

68-vjeçari rus Nikolai Glushkov ishte dënuar me burg në mungesë në Rusi për akuzat e shpërdorimit të 87 milionë sterlinave në kohen kur ai ka drejtuar linjën ajrore ruse, Aeroflot. Policia britanike ka vendosur të hetoj 14 raste vdekjesh të shtetasve rus, pas sulmit me gaz nervor ndaj një ish-agjenti të dyfishtë përpara disa ditësh në qytetin anglez të Salisburit, përcjell TCh.

Ndërkohë të martën në mesnatë skadon afati i vendosur nga kryeministrja britanike Theresa May për përgjigjen ruse në lidhje me praninë e një agjenti nervor ruse në sulmin e ndodhur në territorin britanik. Kryeministrja britanike pritet të flasë sot me presidentin amerikan Donald Trump në lidhje me këtë çështje, e cila ka çuar marrëdhëniet britaniko-ruse në pikën më të ulët dhe të rrezikshme për shumë kohë.

Theresa May pritet të flasë të mërkurën në parlamentin britanik për përgjigjen e eventuale britanike në rast se Moska nuk jep shpjegim të mjaftueshme për ngjarjen, të cilin ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e ka cilësuar një “gjepur”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Episod qesharak në Poloni. Shokët e skuadrës keqkuptohen, përfiton kundërshtari
Previous article Armina Mevlani paska plane të tjera: Para dasmës, kemi edhe një hap që duhet kapërcyer

F.autor

Postime të ngjashme

REGJIMI IRANIAN NUK GJEN QETËSI/ Ekzekuton dy protestues të rinj Botë

REGJIMI IRANIAN NUK GJEN QETËSI/ Ekzekuton dy protestues të rinj

ZJARRET/ Evakuohen 330 mijë persona në Francë & Spanjë, operacioni më i madh civil në kohë paqeje Botë

ZJARRET/ Evakuohen 330 mijë persona në Francë & Spanjë, operacioni më i madh civil në kohë paqeje

“SHTËPIA E BARDHË NUK E DINTE QË I KISHA”/ Audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane Botë

“SHTËPIA E BARDHË NUK E DINTE QË I KISHA”/ Audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT