Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në qytetin verilindor, pasi një nënë me foshnjën kanë vdekur në maternitet. Viktima është Nurie Poçi 42 vjeçe, ndërsa nga të dhënat e para nga spitali mësohet se ka ndërruar jetë së bashku me foshnjën si pasojë e hemorragjisë gjatë lindjes.
Sot për mediat ka folur vëllai i saj i cili ka treguar për kushtet e vështira që jetonte e motra e tij dhe 6 fvajzat e saj, të moshës 6-14 vjeçe.
Edhe pse mjekët kanë deklaruar se 42 vjeçarja ka arritur me hemorragji ne maternitet dhe se ka dashur te lendoje foshnjen familjarët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes, edhe nga ana e policisë. Policia ka marrë kartelën mjekësore duke nisur hetimet.Spitali ka nisur verifikimet për të mësuar zyrtarisht shkaqet e vdekjes së nënës së bashku me foshnjën.
Mamaja, së bashku me foshnjen ndodhen në morgun e spitalit të Kukësit.
Ekspertët mjeko-ligjorë të ardhur nga Tirana si dhe grupi hetimor, po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
Burime për Report TV bënë të ditur se vdekja ka ndodhur nga hemorragjia, dhe jo nga pakujdesia mjekësore.
Report TV i kishte kushtuar një kronikë në janar të vitin 2016 Nurie Poçit dhe kushteve të saj tepër të vështira të jetesë së saj, së bashku me gjashtë vajzat e vogla.
Poçi ishte shprehur se jetesa me 19 mijë lekë në muaj të cilat i përfitonte nga një pension dhe ndihma sociale ishte shumë e vështirë. Ajo thoshte se 13 mijë lekë i përdorte vetëm për të paguar qiranë e shtëpisë dhe energjinë elektrike.
Por veç mjerimit në të cilin jetonte, tani Poçi dhe vajzat e saj kanë pësuar edhe këtë dramë, ku 6 vogëlushet kanë humbur nënën së bashku me foshnjen e saj të shtatë.




