Ambasadori amerikan Donald Lu ka takuar paraditen e sotme kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, në selinë e PD.
Takimi vjen ne nje moment qe ka plasur debati lidhur me kontratat e lobimit te PD, qe jane hedhur dyshime per financim nga burime te paidentifikuara ruse.
Vetë kreu i PD i ka mohuar keto akuza, teksa kryeministri Edi Rama i ka kerkuar te shkoje ne prokurori te jape shpjegime per kete ceshtje.
Sa i përket publikimit të artikullit nga revista amerikane “Mother Jones”, qe nxori dokumentet, Basha është shprehur pak ditë më parë në studion e gazetarit Blendi Fevziu:
“Ky përkthim është i shtrembëruar ka qenë në duart e anëtarëve socialist të komisionit.
Partia Demokratike ka marrë dy lobistë me kontrata publike të finanacuara nga burimet e ligjshme të Partisë Demokratike dhe të deklaruar në KQZ. Ky lobist ka dhe dy marrëdhënie të tjera që po kështu i ka deklaruar ligjërisht dhe tani ky artikull i paguarr pjese e njee fushate të paguar nga Edi Rama. Muzin ka plotësuar detyrimet e tij ligjore përpara ligjit amerikan, PD ka plotesuar detyrimet e saj ligjore para ligjit shqiptar , amerikan dhe europian. Muzin ka deklaruar kontrata që përbehen nga dy pjesë, kontratat me Partinë Demokratike dhe me palët e treta. PD dhe ne mbajmë përgjegjësi dhe japim llogari për për të gjitha veprimet e kryera në emër të Partisë Demokratike”.


