Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Greqi, për shkak se kanë tentuar të grabisin shtëpinë e dy grave, në Athinë. Pasi ata nuk gjeten objekte me vlerë, i dhunuan dy gratë, nënë e bijë, duke i mbajtur peng për 12 orë.
Policia greke ka arrestuar të hënën një shtetas shqiptar të moshës 25-vjeçare, i cili besohet të jetë futur ilegalisht në një shtëpi në Peristeri (Athinë perëndimore), me synim grabitjen. Ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar, ku i arrestuari së bashku me një shtetas tjetër shqiptar, kanë përdhunuar banoren 45-vjeçare të shtëpisë dhe e kanë torturuar bashkë me të ëmën.
Pas arrestimit të 25-vjeçarit, Policia arrestoi edhe të dyshuarin e dytë, i cili besohej të ishte kthyer në Shqipëri. Thuhet se dy të arrestuarit, para se të shkonin në Greqi, kanë qenë në paraburgim, në Shqipëri.
Autorët, të cilët ishin fqinjë me viktimat, kishin pikasur se dy gratë bënin tërheqje të shpeshta në bankë. Kjo tregon se grabitja e tyre ka qenë e planifikuar. Dy shqiptarët projektuan të futeshin nga një dritare e pa siguruar, gjë që ndodhi, por nuk gjeten shumën e parave për të cilën kishin menduar. Sipas hetuesve të policisë, dy të dyshuarit i torturuan gratë në mënyrë që ata t’u zbulonin se ku gjenden objektet e tyre me vlerë. Thuhet se ata i kanë mbajtur peng dy gratë për rreth 12 orë dhe 45-vjeçaren e kanë përdhunuar në mënyrë të përsëritur.
Të arrestuarit do të dërgohen para autoriteteve gjyqësore.


