Arrestohet shoferi i mikrobusit që shkaktoi aksident gjatë mëngjesit të djeshem në një fshat të Skraparit.
Astrit Hysi është arrestuar gjatë ditës së sotme nga ana e policisë pas aksidentit të makinës së tij me të cilin po transportonte në drejtim të shkollë rreth 25 nxënës nën akuzën e “shkelje te rregullave te qarkullimit”.
Gjatë aksidentit mbeten të plagosur 11 nxënës, një në gjenje me kritke u dërgua në Tiranë për mjekim të specializuar.
Njoftimi i policise
“Më datë 12.03.2018, nga Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Astrit Hysi, 52 vjeç, banues në fshatin Vërzhezhë, Skrapar.
Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën dytësore Vërzhezhë – Çorovodë, në vëndin e quajtur “Kthesa e Minos”, duke drejtuar mjetin tip Benz autobuz, me targa AA 245 KE humbi kontrrollin e mjetit dhe doli nga rruga duke u përmbysur në përrua, ku për pasojë u lënduan nxënësit që udhëtonin me këtë automjet”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.


