• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A e kalon vettingun Adriatik Llalla?
Home
Shqipëri

A e kalon vettingun Adriatik Llalla?

6 November, 2017 k.autor Politikë, Shqipëri

Të hënën kryetari i komisionit të ligjeve konfirmoi se institucionet e reja të drejtësisë kanë mbetur pezull si pasojë e mungesës së kandidatëve të pamjaftueshem nga shoqëria civile për njërin nga këshillat.

“Komisioni i ligjeve do të presë të përmbyllet procesi edhe me kandidaturat e shoqërisë civile për KLP-në, për të zhvilluar një procedurë parlamentare njëkohësisht për të dy këshillat”, deklaroi Ulsi Manja, kryetar i komisionit të ligjeve.

Por ndërsa shtyrja e këtij vendimi shtyn në kohë ngritjen e SPAK, ajo mund të sjellë një përplasje të re për një çështje të vjetër mes maxhorancës dhe opozitës: mandatin dhe emrin e kryeprokurorit të ri. Adriatik Llalla gjendet në fund të vitit të tij të pestë.

Sipas Kushtetutës së vjetër, mandati i tij përfundon në 3 dhjetor. Por Kushtetuta e re përcakton një mandat shtatëvjeçar për kryeprokuorin e ri. Situata e re e krijuar nga mungesa e ngritjes së KLP po shihet nga partitë e opozitës si një mundësi për të shtyrë më dy vjet.

“Qëndrimi ynë është respekti i plotë i kushtetutës dhe i paketës së reformës dhe nuk do të lejojmë asnjë kapje të prokurorisë për të ndaluar hetimet ndaj të paprekshëmve”, deklaroi këtë të hënë kreu i PD, Lulzim Basha.

Për mazhorancën, kjo çështje as nuk mund të diskutohet. Sipas saj, Llalla shkon në shtëpi më 3 dhjetor. Por cila është e vërteta? Kushtetuta dhe ligji plotësojnë njëra-tjetrin në rastin kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë ende nuk është ngritur.

Ligji thotë se Kuvendi vendos për prokurorin me më shumë eksperiencë dhe që përmbush disa kushte, të cilat nëse Partia Demokratike dhe LSI do të kërkojnë zgjatjen e mandatit të tij, duhet t’i plotësojë edhe zoti Llalla.

Adriatik Llalla plotëson kriterin e përvojës 15-vjeçare. Ai gjithashtu ka gradën shkencore në Drejtësi, në shkallën master, një tjetër kriter i rëndësishëm. Por që ai të konsiderohet si kandidaturë, qoftë edhe për zgjatjen e mandatit për dy vjet, tani i duhet të kalojë në sitën e rëndë të vettingut.

Një vendim ky që zotit Llalla i duhet ta marrë vetë. Por edhe sikur zoti Llalla të kalojë sitën e vettingut, emri i tij ndesh në pengesën e fundit: konsensusin e partive. Kjo, pasi emri i tij duhet të marrë votat në Kuvend. Por a do zgjidhet ky prokuror i përkohshëm me 3 të pestat apo me 71 vota?

“Njerëzit tanë dhe ekspertët në komisionin e ligjeve do të hedhin hapat konkretë”, nënvizoi Basha.

Në këtë paqartësi ligjore ka vetëm një gjë të qartë: emri i zotit Llalla duket i pakalueshëm tek selia rozë. Dhe nëse zgjatja e mandatit të tij dështon, atëherë kush do të jetë në zyrën e tij pas 3 dhjetorit?

Duket se çështja është kaq e komplikuar sa i vetmi institucion që mund t’i japë zgjidhje është Gjykata Kushtetuese, e cila, mes ankthit të kalimit vetë në sitën e vettingut, mund të përballet kështu me një nga vendimet më të vështira të saj të viteve të fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Marrëveshja/ Qeveria heq vizat me një shtet tjetër, ja cili është
Previous article ARTUR AJAZI: Kush janë kryetarët e PD-së në rrethe, zoti Basha?

k.autor

Postime të ngjashme

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT