• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shpallen 247 kuotat e lira për specializantët e Mjekësisë
Home
Sociale

Shpallen 247 kuotat e lira për specializantët e Mjekësisë

12 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret, tashmë mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e një prej programeve të specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë. Sipas vendimit të Senatit Akademik të Universitetit të Mjekësisë, firmosur nga kryetari Arben Gjata, janë në dispozicion plot 247 kuota për aplikantët brenda territorit të vendit.

“Gazeta Shqiptare” publikon sot numrin e kuotave të lira në 32 programet e studimit në degë si anestezi-reaminacion, gastrohepatologji, kirurgji e përgjithshme, kardiologji, mjek familjeje, nefrologji, neurologji, okulistikë, pediatri, psikiatri, reumatologji, kirurgji plastike etj. Ndërkohë janë të lira 12 vende për ata që dëshirojnë të transferojnë studimet në Universitetin e Mjekësisë për programet e specializimeve afatgjata, të ciklit të tretë të studimeve me kohë të plotë për vitin akademik 2017-2018-të.

 

“Kandidatët aplikojnë për një program specializues afatgjatë në fushën e mjekësisë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë në vitin akademik 2017-2018, në zbatim të Vendimit nr. 19, datë 5.3.2018 të Senatit Akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, nga data 12 mars-2l mars 2018. Procedurat e aplikimit, përzgjedhjes dhe konkurrimit bëhen konform rregullores së specializimeve afatgjata”,-theksohet në udhëzimin e rektoratit të Universitetit të Mjekësisë.

Do të jetë Fakulteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Mjekësisë Dentare, në UM, që do të organizojnë procesin e pranimit dhe të regjistrimit të kandidatëve në specializimet afatgjata në fushën e mjekësisë. Ky proces do të monitorohet nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë si dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Luan me dy aktorë humori, por Laura Nezha nuk do ishte kurrë në programet e tyre!
Previous article Harry Kane dhe Immobile janë mbretërit e Evropës sa i përket golave të shënuar në të gjitha garat

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda Aktualitet

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia Aktualitet

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT