• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ekzekutimi i avokatit grek/ Flet nga burgu vrasësi shqiptar: Do zbuloj porositësin
Home
Aktualitet
Kronikë

Ekzekutimi i avokatit grek/ Flet nga burgu vrasësi shqiptar: Do zbuloj porositësin

11 March, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Për herë të dytë, shqiptari Mikel Brahimaj i arrestuar për vrasjen e avokatit grek, ka folur nga burgu për mediat e Athinës. Në një bisedë telefonike për televizionin “Star”, Brahimaj tha se është penduar për krimin që ka bërë, pasi i ka marrë jetën padrejtësisht dikujt, për llogari të një personi të tretë.
“Kam marrë një jetë padrejtësisht. Po përse? Sepse do dikush që kërkon të marrë para dhe që është i pasur? Çfarë të them? Të them që nuk e bëra? Të them që nuk e bëra, për diçka që e kam bërë? Jam penduar, por nuk mund të bëja ndryshe. E dija që do të më kapnin, prandaj dhe nuk u arratisa nga Greqia”, thotë Mikel Brahimaj.

Skema e vrasjes përmes pamjeve 3D

Gjatë intervistës, shqiptari zbulon se ka vendosur që të flasë dhe të tregojë emrin e personit që e porositi të vriste avokatin e njohur grek Mixalis Zafeiropoulos. Sipas tij, porositësi është një person i pasur dhe i fuqishëm, por Mikeli kërkon mbrojtje policore për veten dhe familjen e tij.

“Do them të vërtetën, që të sqarohet edhe çështja, dhe të marr mbrojtje policore për vete dhe për familjen time. Për veten time nuk më intereson shumë, por më tepër për familjen.

Prandaj dhe ai (porositësi i vrasjes) nuk dërgoi njerëzit e tij, por më dërgoi mua. Më mori mua që jam rom që nuk kam asnjë njeri. Unë dua të zbuloj atë që më porositi për të bërë vrasjen”.

Më pas, ai sqaron se çfarë shkoi keq në zyrën e avokatit, që përfundoi me vrasjen e tij.

“Hymë brenda, thamë që kemi ardhur për një çështje. Kur u bëra gati për ta qëlluar nga këmbët siç më kishin thënë, ai (avokati) lëvizi dhe plumbi e zuri në kraharor. Mos më bëj gjë më tha, kam fëmijë. I thashë që nuk do të të bëj asgjë, mos ki frikë. Aty mua më zuri paniku, ngrita dorën dhe…nuk kisha si të veproja ndryshe. Mendoja se e kisha lënë të plagosur, më vonë pashë në televizor që i ndjeri kishte vdekur. E vetmja zgjidhje që kisha, shkova te një vajzë në Patra”.


Në një intervistë të para një muaji për një tjetër media greke, Mikel Brahimaj sqaroi se ai dhe bashkëpunëtori i tij shqiptar që është në kërkim, ishin porositur që të merrnin një dokument dhe më pas ta qëllonin në këmbë avokatin. Por, avokati u tremb dhe lëvizi për t’u shmangur, duke bërë që plumbi ta zinte në kraharor. Vrasësi shqiptar nuk e ka dhënë ende emrin e personit që e porositi të kryente krimin, duke kërkuar fillimisht garanci për jetën. Tani ai thotë se është i gatshëm t’i tregojë të gjitha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Immobile shënoi ndaj Cagliarit golin e sezonit në Serie A
Previous article Haxhia tregon “përplasjen” me Klosin: Ishte me shefin e CIA-s dhe ambasadoren e SHBA

F.autor

Postime të ngjashme

AFERA “PARTIZANI”/ Apeli i GJKKO rrëzon Argita Berishën dhe dhëndrin, lë në fuqi sekuestron e 25 pasurive Aktualitet

AFERA “PARTIZANI”/ Apeli i GJKKO rrëzon Argita Berishën dhe dhëndrin, lë në fuqi sekuestron e 25 pasurive

VUANTE DËNIMIN ME BURG NË FIER/ Ndërron jetë 52-vjeçari i shpallur fajtor për vrasje në '97, shkak dyshohet një problem kardiak Aktualitet

VUANTE DËNIMIN ME BURG NË FIER/ Ndërron jetë 52-vjeçari i shpallur fajtor për vrasje në '97, shkak dyshohet një problem kardiak

AKSIDENT I FRIKSHËM NË ELBASAN/ Përplasen dy furgonë, makina e trajleri! Një i plagosur (PAMJET) Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË ELBASAN/ Përplasen dy furgonë, makina e trajleri! Një i plagosur (PAMJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT