• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
3 arsyet pse keni afshe të nxehta dhe djersini gjatë natës, ç’tregon kjo gjë për gjendjen tuaj shëndetësore
Home
Shëndet

3 arsyet pse keni afshe të nxehta dhe djersini gjatë natës, ç’tregon kjo gjë për gjendjen tuaj shëndetësore

11 March, 2018 Ina.Autor Shëndet

Është njëlloj sikur po ju ndjek dikush me një llambë të nxehtë, që e ndez dhe fik në kohën më pak të përshtatshme. Lëkura fillon të skuqet krejt papritur në mes të një takimi të rëndësishëm. Filloni të djersitni sapo keni mbaruar me grimin. Dhe temperatura në dhomë duket sikur ka shkuar në 110 gradë, sapo jeni bërë gati për të fjetur. Afshet e nxehta shkaktojnë rrahje të shpejta zemre, djersitje të lëkurës dhe kur kalojnë, njolla të djersës në bluzë dhe disa të dridhura. Është e vërtetë që këto afshe të nxehta lidhen zakonisht me menopauzën ose perimenopauzën, megjithatë duhet thënë që gratë (dhe burrat) e çfarëdolloj moshe mund t’i përjetojnë ato. Afshet e nxehta mund të shfaqen në çdo kohë dhe për një sërë arsyesh.

1.Ilaçet e marra pa recetën e mjekut: Afshet e nxehta mund të jenë efekt anësor i ilaçeve që ju merrni pa recetën mjekut, si opiodët, atidepresantët dhe disa ilaçe kundër osteoporozës. Prandaj duhet t’ia lini në dorë mjekut që t’jua rekomandojë ilaçet. Nëse ndonjë ilaç ju shkakton efekte anësore të tilla si afshe të nxehta, mjeku mund të ndryshojë ilaçin me një tjetër.

2.Shtimi në peshë: Mund ta dini tashmë që dhjami në trup ndikon direkt në metabolizëm, prandaj dhe mund të shkaktohen ato afshet e nxehta. Kurat e vetme në këtë rast janë dieta dhe aktiviteti fizik. Krahasuar me gratë mbipeshë ose obeze që nuk bëjnë përpjekje për t’u dobësuar, ato që ushqehen shëndetshëm dhe stërviten rreth 200 minuta në javë janë 2 herë më pak të predispozuara që të zhvillojnë afshe të nxehta.

3.Ankthi: Ekspertët e shëndetit mendor i referohen me fjalën “ankth” efekteve anësore fizike të emocioneve si stresi, frika ose shqetësimi. Rrahjet e shpejta të zemrës dhe nervozizmi janë dy simptomat klasike të ankthit. Por, nuk përjashtohen as ndjesia e afsheve të nxehta që përjetojmë kur ndihemi shumë në ankth apo të stresuar. Marrja frymë thellë është teknika më e parë më e mirë që duhet të ndiqni për të lehtësuar ankthin. Stërvitja, meditimi dhe joga gjithashtu janë një mënyrë e mirë për të trajtuar ankthin. Nëse ato nuk funksionojnë, mund të jeni duke vuajtur nga një formë më e rëndë e ankthit, prandaj duhet të merrni në konsideratë konsultimin me një mjek specialist ose psikolog

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fotot e rralla/ Kur Arbana pozonte krah të shoqit dhe i dedikonte fjalë dashurie
Previous article NEGOCIATAT/ Kotzias: Është koha për zgjidhjen e çështjeve me Shqipërinë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike Shëndet

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini Shëndet

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

DIABETI PO BËHET "VRASËSI I HESHTUR"/ Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve Shëndet

DIABETI PO BËHET "VRASËSI I HESHTUR"/ Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT