POLIKRON ÇELO ka lindur në vitin 1932 dhe për shumë vite ka shërbyer si mjek Pediatër, ka qenë pedagog në Fakultetin e Mjekësisë, për shumë kohë Shef i Shërbimit të Nefrologjisë, por edhe Drejtor i Spitalit të Fëmijëve.
Doktor Çelo, ishte një ndër pediatrët më të mirë në Shqipëri i cili për vite me rradhë ka dhënë një ndihmesë të madhe në informimin e nënave të reja për kujdesi që ato duhet të kenë ndaj fëmijëve të tyre.
Me një punë studimore dhe përvojë 47-vjeçare ai ka qenë i oranishëm jo vetëm në media por edhe me botime të pasuruara me të rejat e shkencës së sotme.
BOTIMET:
- Sëmundjet e veshkave në fëmijë (Botimi I)
- Ç’duhet të bëjmë para se të vemi te mjeku – 1989
- Pediatria për stomatologët (Bashkautor Th. Kristo) – 1976
- Urinimi i pavullnetshëm i fëmijëve në gjumë – 1981
- Mjeku i fëmijëve në familje – 2003
- Mjeku i nënës dhe i fëmijës në familje – 2004
- Sëmundjet e veshkave në fëmijë – 2006
- Të ushqyerit e fëmijëve – 2008
- Pediatri ju përgjigjet – 2012
- Babai – 2013
Mjeku u nda nga jeta sot në moshën 81-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij, të cilët kanë njoftuar se homazhet për doktor Polikronin do të bëhen në një hotel pranë Lidhjes së Shkrimtarëve, të hënën nga ora 10-12:30.
AlpeNews.al






