SHQIPERIA SOT: Kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë motin në të gjiothë vendin deri në orët e vona të pasdites. Mbrëmja sjell vranësira të fuqishme në territor të cilat gjatë natës do të gjenerojnë shira kryesisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit.
TEMPERATURAT e ajrit sjellin një rritje me 2 deri në 3 gradë celcius në mëngjes dhe në mesditë duke arritur maksimumin deri në 25 gradë celcius.
ERA do të fryjë mesatare deri në e fortë me shpejtësi 50km/h nga drejtimi Jugor duke formuar në det dallgëzim deri në 4 ballë.



