• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKRIMINALIZIM/ Afrim Krasniqi: Deputetët të përjashtohen edhe nga partitë
Home
Shqipëri

DEKRIMINALIZIM/ Afrim Krasniqi: Deputetët të përjashtohen edhe nga partitë

10 March, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Komisioni i Reformës Zgjedhore ka zhvilluar dje një seancë dëgjimore me tri shoqata që monitorojnë procesin elektoral në Shqipëri.

Drejtori i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, kërkoi dje nga Komisioni i Reformës Zgjedhore që të marrë në konsideratë të korrigjojë dhe ligjin e dekriminalizimit që, sipas tij, jep impakt direkt në fushatën elektorale. Sipas Krasniqit, ligjvënësit duhet të detyrojnë me ligj që individët që i kap dekriminalizimi, të largohen nga partitë politike.

“Ne kemi bërë dhe një studim për dekriminalizimin dhe kemi parë shumë elementë, të cilët do të duhet të kenë ndërhyrje sepse procesi që duhet të kishte rezultate maksimaliste, ka përfunduar në rezultate mininaliste. Pra, deri atje, sa dhe ata individë që u larguan nga dekriminalizimi ose rikonkurruan në zgjedhje ose janë edhe në poste të caktuara politike. Një nga elementët që ka ndikim edhe në zgjedhje, është fakti që të gjithë individët që largohen nga Parlamenti apo nga institucionet publike dhe politike për shkak të dekriminalizimin, do të duhen me ligj që të detyrohen të largohen nga strukturat e partive politike”, tha dje Krasniqi.

Sipas ekspertit, personat që u larguan nga Parlamenti, janë emëruar shefa të shtabeve elektorale dhe kanë më shumë pushtet seç kishin kur ishin deputetë.

“Një nga elementët që ka ndikim dhe në zgjedhje, është fakti që të gjithë individët që largohen, qoftë nga Parlamenti, qoftë nga institucionet publike dhe publike për shkak të dekriminalizimit, do duhen me ligj që detyrohen të largohen nga strukturat e partive politike. Çfarë kuptimi ka ta largojmë nga Parlamenti dhe ta caktojmë shef elektoral në një qytet të caktuar? Kur pushteti i tij si shef elektoral është shumë më i madh sesa pushteti i deputetit në Parlament. Nga 5 të larguar, 4 prej tyre drejtojnë fushatat elektorale”, tha dje eksperti zgjedhor.

KOMISIONERËT

Një tjetër propozim erdhi nga Evis Fico, përfaqësuese e Akademisë së Studimeve Politike, e cila kërkoi ngritjen e një qendre për trajnimin e komisionerëve zgjedhorë. “Rekomandimi ynë është ngritja e një qendre trajnimi për të gjithë komisionerët, të cilët do të monitorojnë proceset zgjedhore. Kjo qendër trajnimi e propozuar si rekomandim nga Akademia e Studimeve Politike, duhet të ngrihet pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe përpara se komisionerët të ndjekin procesin zgjedhor, të bëjnë të mundur trajnimin me profesionalizëm të gjithë komisionerëve dhe stafin që do të ndjekin nga afër zgjedhjet. Ne mendojmë të bëhet një rregullim ligjor për të kryer certifikimin nga kjo qendër, pikërisht për komisionerët kryesorë në zgjedhje”, tha Fico./ Panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Doganat e Trumpit: Ekonomia gjermane e pret me kritika
Previous article Rrëfimi mes lotësh i babait të viktimës që u gjet në Fier: Djali erdhi m’u ankua, po më…

Redaktor2

Postime të ngjashme

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare Breaking News

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT