Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Prrenjasit ku një person është gjetur i varur ditën e djeshme.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se shtetasi SH.R është gjetur i varur nga familjarët në banesë.
Parapraksiht dyshohet se shkaku që mund të ketë çuar 60 vjeçarin drejt vetëflijimit ka qenë drepresioni.
Njoftimi i plotë:
Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 08.03.2018, në Prrenjas, në banesë, është gjetur nga familjarët i vetëvarur shtetasi Sh.R., 60 vjeç. Nga veprimet e para, gjatë kqyrjes së kufomës nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera. Shkak i vetëvarjes dyshohet të ketë qenë depresioni.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.


