KESH në një njoftim për media ka bërë të ditur situatën që ndodhet kaskada e Drinit. Sipas këtij njoftimi bëhet me dijes e situata është drejt përmirësimit dhe shkarkimet në lumin Drin janë me trend zbritës.
Njoftimi i KESH
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare është duke ndjekur në dinamike ecurinë dhe parametrat hidroenergjetikë të kaskadës (prurjet dhe kuotat) dhe duke e përshtatur rrëgjimin e shkarkimeve sipas dinamikes së prurjeve që janë ne rënie për ditën e sotme.
Ju bëj me dije se sot në ora 10:40 rrëgjimi i shkarkimeve është ndryshuar me trend zbritës. Shkarkimet totale nga HEC-i fundor i Kaskades (Vau Dejes) janë reduktuar me 400 m3/sek.
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare informon se situata hidroenergjitike ne kaskaden e Drinit po përmirësohet dhe prurjet natyrale ne ora 17:00 rezultojnë ne 116O m3/sek. Duke pare tendencën ne rënie të prurjeve natyrale, parashikimet meteorologjike për ditët në vijim dhe me qellim dhënien e kontributit te saj ne lehtësimin e aspekteve operacionale të shtabit të emergjencave civile te Qarkut te Shkodrës, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare gjykoi te mundshme qe sonte ne ora 23:00 te reduktoje me tej shkarkimet duke mbyllur plotësisht portat e shkarkimit dhe përpunuar prurjet përmes ngarkimit maksimal te mundshëm te turbinave për prodhim energjie.


