Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një makinë ka përplasur një person.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit.
Mësohet se makina e tipit Opel me targa AA 156 NN, e cila po udhëtonte nga “Ura e Dajlanit” drejt Durrësit ka përplasur këmbësorin që tentonte të kalonte në krahun tjetër të rrugës.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 09.03.2018, rreth orës 16:50, në vëndin e quajtur”Ura e Dajlanit”shtetasi G.T. 41 vjeç, banues në Durrës duke drejtuar mjetin tip Opel ka aksidentuar shtetasin këmbësor P. K. 50 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



