• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vajza i dha fund jetës pas telefonatës me të fejuarin, prindërit: E dinim se…
Home
Aktualitet
Kronikë

Vajza i dha fund jetës pas telefonatës me të fejuarin, prindërit: E dinim se…

9 March, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Në ditën e “festës” së 8 Marsit, një vajzë 19-vjeçare i ka dhënë fund jetës në kushte të rënda psikologjike pas një debati me të fejuarin e saj.

Erisa Veizi është gjetur në gjendje të rëndë në banesën e saj nga familjarët pasi kishte konsumuar një sasi të madhe fostoksine.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, pasi mes vajzës 19- vjeçare nga fshati Zvirinë dhe të fejuarit të saj ka pasur një debat përmes telefonit. Pasi e ka përjetuar keq debatin me të fejuarin e saj, e reja është mbyllur në dhomën e saj dhe në kushtet e tronditjes së thellë ka pirë tetë tableta fostoksinë.

Prindërit e kanë gjetur në kushte të rënda në dhomën e saj dhe, pavarësisht se e kanë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ka ndërruar jetë vetëm pas rreth 30 minutash.

“Më datë 08.03.2018, në orën 10:15, jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës ka shkuar e shoqëruar nga familjarët e saj shtetasja E.V, rreth 19 vjeçe, banuese në fshatin Zvirinë. Nga të dhënat paraprake dyshohet se, në gjendje të rënduar emocionale, kjo shtetase ka konsumuar fostoksinë në banesën e saj, ku më pas në spital, ka ndërruar jetë”, bëhet e ditur nga Policia e Korçës.

Prindërit e 19- vjeçares kanë deklaruar para oficerëve të Policisë se ngjarja mund të ketë ardhur si shkak i konflikteve që kishte me të fejuarin, por pa dhënë shpjegime se përse kanë lindur këto debate mes çiftit të të rinjve.

Sipas familjarëve, debatet kishin ndikuar te vajza dhe për këtë arsye ishte në gjendje depresive, gjë e cila e ka shtyrë drejt aktit të vetëvrasjes.

“Vajza kishte pësuar tronditje psikologjike nga debatet e vazhdueshme që kishte me të fejuarin e saj. Këto debate kanë bërë që vajza jonë të zhytej në një gjendje depresive”, janë shprehur dy prindërit e 19-vjeçares.

Ata kanë sqaruar se lidhja mes dy të rinjve ishte zyrtare pasi për këtë gjë ishin vënë në dijeni dhe dy familjet respektive.

“Ne ishim në dijeni se mes tyre kishin lindur debate gjatë ditëve të fundit, por nuk e mendonin kurrë se Erisa do të kryente një veprim të tillë”, kanë shtuar dy prindërit e tronditur nga tragjedia që preku familjen e tyre. Genci dhe Fitore Veizi janë prindër të katër vajzave.

Erisa ishte vajza e dytë pas të parës 22 vjeçe. Çifti ka dhe dy vajza të tjera, 17 dhe 13 vjeçe. Lidhur me ngjarjen e rëndë, Policia e Korçës bën të ditur se ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave që sollën vetëvrasjen e 19-vjeçares.

Nga ana tjetër, po punohet për marrjen në pyetjet të të fejuarit të Erisa Veizit për të hedhur më shumë dritë mbi atë që ka ndodhur dhe për të zbuluar shkakun e konfliktit mes tyre. Dy prindërit e pikëlluar dhe të afërm të tjerë të vajzës kanë tërhequr trupin nga morgu i Spitalit Rajonal të Korçës, ndërkohë që të premten pritet të kryhet ceremonia për përcjelljen për në banesën e fundit të 19-vjeçares.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Adelina Tahiri është me fat, shihni si kujdeset milioneri maqedonas për të (FOTO)
Previous article Xhensila bën sikur e fsheh, por barku i saj i rrumbullakosur duket... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E BRAZILIT LË NË FUQI ARRESTIMIN E ERVIN MATËS/ Vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë Aktualitet

GJYKATA E BRAZILIT LË NË FUQI ARRESTIMIN E ERVIN MATËS/ Vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë

SHOKUESE/ Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet në Sarandë Aktualitet

SHOKUESE/ Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet në Sarandë

"RAMA, JEPE DORËHEQJEN"/ Sot dita e 58 e revoltës popullore, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Revolucion Aktualitet

"RAMA, JEPE DORËHEQJEN"/ Sot dita e 58 e revoltës popullore, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Revolucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT