• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DRITËHIJET E NJË LOBIMI/ PD, ose të gjitha pikëpyetjet e një moneti të sikletshëm, me para ruse dhe foto me Trump
Home
Ekskluzive

DRITËHIJET E NJË LOBIMI/ PD, ose të gjitha pikëpyetjet e një moneti të sikletshëm, me para ruse dhe foto me Trump

9 March, 2018 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë, Shqipëri

Partia Demokratike ka qënë në qendër të akuzave jo vetëm nga mazhoranca, por edhe nga revista prestigjoze amerikane.

Ajo hodhi poshtë të mërkurën një shkrim të botuar në revistën amerikane “Mother Jones” lidhur me fondet, që kjo parti ka paguar për aktivitete të lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para zgjedhjeve të qershorit të vitit të kaluar.

Sot: Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Tiranës për kontratat lobuese në SHBA. Ristani u thirr për të dëshmuar për lobimin  me vlerë rreth një milion dollarë në SHBA që PD bëri para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit.
Burime për AlpeNews.al bëjnë me dije se hetimet për çështjen kanë filluar në nëntor të vitit të kaluar, kryesisht mbi bazën e disa publikimeve në media. Gjithashtu, mësohet se Prokurori i çeshtjes është Gjergji Tako.

Çfarë shruante artikulli: Një shkrim investigativ me autorë David Corn, Hannah Vevintova dhe Dan Friedman, ka hedhur dritë mbi lidhjet e fshehta të Partisë Demokratike dhe kompanive të lobimit.

Në artikullin e gjatë, zbulohen fakte konkrete ku “selia blu” ka ofruar pagesa të kripura për promovimin e liderit të saj Lulzim Basha, në SHBA.

Mësohet se kryedemokrati kishte kontraktuar një lobist republikan dhe ish- ndihmës të fushatës së Donald Trump, i cili quhej Nick Mucin.

Kontrata mes Mucin dhe Partisë Demokratike është firmosur nga Lulzim Basha, për të promovuar Partinë Demokratike të Shqipërisë  në muajt mars, prill dhe maj.
Sipas kontratës, Muzin do të paguhej 25,000 dollarë gjatë këtij harku kohor për shërbimet që do të kryente.

Çfarë deklaroi Partia Demokratike: Artikulli ngre dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP”, me bazë në Skoci, qëndrojnë biznesmenë rusë. “Makina e propagandës së Edi Ramës ka prodhuar dje një shkrim me pagesë në një media të majtë të dorës së dytë për të shpifur për financimin e Partisë Demokratike. Shkrimi është qesharak për nga përmbajtja dhe skandaloz për nga fallsifikimi i fakteve dhe kapërcimet logjike”, thuhet në deklaratën e PD-së, duke theksuar se ajo nuk ka asnjë lidhje me individë apo kompani ruse.

Pas akuzave të bëra nga Partia Demokratike, gazetarja e revistës amerikane u shpreh se një financim nga Rama është krejtësisht i pamundur dhe i panevojshëm pasi vetë revista ka 10 milion lexues në muaj.

Akuzat e Partisë socialiste: “Biniatta” ka paguar 150 mijë dollarë direkt për llogari të Partisë Demokratike si “kompensim shpenzimesh për Muzin”.

Në vijim janë paguar edhe tre këste të tjera me nga 150 mijë dollarë secila, si dhe një pagesë fillestare prej 500 mijë dollarësh, në total 1 milion dollarë.

Por, kush është ky “bamirës” i fshehur i Lulzim Bashës? Provat tregojnë se Partia Demokratike është aleatja më besnike e Rusisë në vendin tonë, shkruante Taulant Balla në status.

Pas akuzave të njëpasnjëshme nga ana e tij, edhe kryeministri i vendit Edi Rama që shkruan: “Lulëzim boll me retë në pantallona, shko vetë në prokurori e rrëfehu para organit të akuzës se jorgani i kundërakuzave nuk të mbulon dot më!”, shkruan Rama.
Kjo kundërpergjigje e Ramës vjen si pasojë e akuzave të Bashës se është Rama ai që ka lidhje me Rusinë, duke permendur edhe emrin e biznesmenit rus.

Kujtojmë se Basha para dy ditësh tha se revisten amerikane, do ta hidhte në gjyq për shpifje.

Reagimi i dytë i revistës: Më tej “Mother Jones” tregon se si ra në gjurmët e skandalit dhe reagimin e ambasadës ruse në Tiranë. “Ne u përpoqëm t’i gjurmonim këto kompani të lidhura me Rusinë dhe përfaqësuesit e tyre. Media jonë shqyrtoi të dhënat e korporatave ruse duke dërguar një gazetar në disa adresa në Moskë dhe duke dërguar kërkesa zyrtare përmes postës elektronike në Rusi, Ukrainë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara. Gjatë dy ditëve të fundit, disa media në Shqipëri ribotuan pjesë të historisë sonë, pasi politikanët shqiptarë dhe ambasada ruse në Tiranë denoncuan artikullin”, nënvizohet në artikull.

Ndërkohë, reagimin e PD-së e kundërshton me të dhënat e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane. “Partia Demokratike e Shqipërisë lëshoi ​​një deklaratë duke pretenduar se Partia Socialiste në pushtet pagoi “Mother Jones”, të cilën e quajti “media të dorës së dytë”.

Deklarata e PD-së mohoi lidhjet me kompanitë e lidhura me Rusinë. “Partia Demokratike nuk ka pasur dhe nuk ka lidhje të drejtpërdrejta ose të tërthorta me individë ose kompani ruse”, tha partia. Megjithatë, të dhënat e paraqitura në Departamentin e Drejtësisë të SHBA, thonë se Biniatta Trade i ka paguar Muzin, një shumë të madhe parash që të bëjë punë në emër të PDSH-së,” thotë prestigjiozja amerikane.

Ku qëndron paqartësia: PD ka deklaruar në KQZ 100 mijë dollarë për firmën “Barnes&Thornburg”, Basha ka pranuar edhe 25 mijë dollarë pagesë për firmën Muzin, ndërkohë që mungojnë nga deklarimet në KQZ 150 mijë të bëra për PD-në nga Biniatta dhe 500 mijë, që Muzin thotë i ka bërë PD, ndërsa PD pretendon se i ka paguar komuniteti shqiptaro-amerikan.

Në fund të nëntorit, kur çështja u bë publike, Prokuroria e Tiranës, njoftoi se kishte nisur verifikimet dhe se kishte kërkuar dokumentacionet përkatëse si nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për deklarimet e PD-së, ashtu dhe nga vetë Partia Demokratike për të marrë kontratat e e lidhura me kompanitë amerikane. Por për rezultatet e këtyre verifikimeve nuk ka patur deri më tani asnjë njoftim zyrtar.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Qeshni me lot! Skedina e ‘dëshpërimit, kur do të fitosh me ‘dhunë’
Previous article ‘Bomba’ e trajnerit të Totenhamit: Drejtuesit e Juventusit vunë nën presion gjyqtarët

F.autor

Postime të ngjashme

"NJË BALLIST"/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin... Breaking News

"NJË BALLIST"/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin...

"RAMA, JEPE DORËHEQJEN"/ Sot dita e 58 e revoltës popullore, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Revolucion Aktualitet

"RAMA, JEPE DORËHEQJEN"/ Sot dita e 58 e revoltës popullore, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Revolucion

VIDEOLAJM/ Shehaj vrapon të largohet me dokumentin nga Kuvendi, punonjësja rrëzohet në shkallë Aktualitet

VIDEOLAJM/ Shehaj vrapon të largohet me dokumentin nga Kuvendi, punonjësja rrëzohet në shkallë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT