• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
613 KG KOKAINË/ Reagon Donald Lu: Arbër Çekaj, është një PESHK I MADH
Home
Sociale

613 KG KOKAINË/ Reagon Donald Lu: Arbër Çekaj, është një PESHK I MADH

9 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në një prononcim  për ‘News24’ ambasadori amerikan Donald Lu ka komentuar kapjen e 613 kg kokainë në Durrës si dhe deklaratën e pronarit të ‘Arbri Garden’ nga Gjermania se ai nuk është një ‘peshk’ i madh.

Donald Lu është shprehur se Arbër Cekaj nga çdo këndvështrim është ‘peshk’ i madh dhe i ka bërë thirrje partnerëve ta arrestojnë dhe ta sjellin para drejtësisë.

Z. Lu, Arbër Cekaj ka thënë se ai nuk është një “peshk i madh”? A mendoni ju se ai është i tillë?
Lu: Nga çdo këndvështrim, Z. Cekaj është një peshk i madh. Kompania e tij importoi një ngarkesë bananesh që përmbante sasinë më të madhe të kokainës në historinë e Shqipërisë. Ai është hetuar më parë për trafikim kokaine nga prokurorët shqiptarë. Ne përgëzojmë punën e prokurorëve të Krimeve të Rënda që kërkuan urdhër arrestin për Z. Cekaj. Shqipëria ka një histori të gjatë arrestimesh të ngjalave dhe injorimi të peshqve të mëdhenj. Kjo gjë merr fund sot. Ne i bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të gjejnë Z. Cekaj dhe ta dorëzojnë atë përpara drejtësisë.

Kujtojmë se pas kapjes së kokainës dhe arrestimit të shoferit dhe menaxherit të kompanisë, pronari i ‘Arbri Garden’, i cili u largua 3 ditë para kapjes së drogës për në Gjermani, Arbi Çekaj tha në një prononcim për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ se nuk ka lidhje me kokainën dhe do të vinte vetë në Shqipëri. I pyetur nëse ai ishte një ‘peshk’ i madh, Arbri Cekaj tha se nuk është as bretkosë dhe jo më ‘peshk i madh’.

“Do vi shumë shpejt, sapo të më thotë avokati dhe do vij në Shqipëri. Do arrestohem patjetër, pasi kështu është sistemi jonë, i gabuar. Por s’mund ta zgjidh unë. Por këtu po bëhet një supër-shoë televiziv, politik. Edhe të gjitha për ‘peshqit’. Unë nuk jam as bretkosë e jo më peshk, sepse skam fare lidhje me peshq e peshkaqenë. Por ju lutem shumë ju shqiptarët e mirë, që keni vuajtur nga korrupsioni i palëve politike që mos ta hanë këtë për peshk se s’ka fare lidhje me peshq. Policia mund ta bënte fare mirë një verifikim se e kujt ishte droga. Të priste nëse do e hapnim ne kontejnerin dhe do shkaktonim apo do shkonte në një vend të caktuar ai. Do dilte nëse ishte për Shqipërinë apo jo apo për vende të tjera dhe do dilte se kush ishin trafikantët ose punëtorët e tyre. Policia duke ditur se droga nuk është për “Arbi-Graden’ dhe reagoi në ato moment thjesht për shoë, pasi për fat të keq kjo është Shqipëria jonë”- u shpreh Arbri Cekaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rashel Kolaneci sapo na tregoi nga e ka marrë bukurinë, nuk do ta besoni sa e bukur është mami i saj (FOTO)
Previous article E FUNDIT/ Plagoset me thikë një person në Tiranë, gjendet i...

F.autor

Postime të ngjashme

DITË TENSIONI NË PROTESTË/ Qytetarët marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme! Deputetët e PS mbërrijnë në Kuvend Aktualitet

DITË TENSIONI NË PROTESTË/ Qytetarët marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme! Deputetët e PS mbërrijnë në Kuvend

PARASHIKIMI I MOTIT/ Vranësira dhe reshje gjatë ditës, kthjellime në orët e pasdites Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Vranësira dhe reshje gjatë ditës, kthjellime në orët e pasdites

GREVA E DOGANAVE GREKE/ Pezullohet për 4 orë shërbimi të hënën në 4 pikat kufitare. Lejohen vetëm... Aktualitet

GREVA E DOGANAVE GREKE/ Pezullohet për 4 orë shërbimi të hënën në 4 pikat kufitare. Lejohen vetëm...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT