• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Tirana pranë rekordit historik, Veliaj: Edhe pak ditë për këdo që do t’i bashkohet aksionit
Home
Sociale

Tirana pranë rekordit historik, Veliaj: Edhe pak ditë për këdo që do t’i bashkohet aksionit

9 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Kanë mbetur edhe më pak se dy javë kohë për këdo që dëshiron të dhurojë pemë për qytetin e Tiranës, deri në 21 Mars, në Ditën Botërore të Pyjeve. Deri tani në kryeqytet janë mbjellë mbi 93 mijë pemë falë kontributit të qytetarëve, bizneseve, por edhe institucioneve, të cilat i janë bashkuar aksionit për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra.

Në aksionin për mbjelljen e 160 fidanëve tek mbikalimi i Saukut, të dhuruara nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe punonjës të Drejtorisë së Konvikteve të Shkollave të Mesme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se objektivi për të mbjellë 100 mijë pemë të reja është mëse i arritshëm.

“Kemi hyrë në një fazë finale të mbjelljes së pemëve në Tiranë. Duam të maksimizojmë kohën e mbjelljes, që mbaron në fund të marsit. Ndaj, në datën 21 Mars do të kemi një ‘grand finale’ për të kapur rekordin tonë të 100 mijë pemëve të mbjella në Tiranë. Nëse do të na ndihmojnë të gjithë qytetarët, në çdo lagje, pallat, shkollë a kopësht, do kemi një Tiranë shumë herë më të gjelbër se sa ajo që gjetëm përpara 3 vitesh. Stacioni i fundit do të jetë 21 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, ku me siguri do ta thyejmë rekordin”, tha Veliaj.

Deri në 21 mars, që përkon edhe me Ditën Botërore të Pyjeve, Bashkia e Tiranës do të organizojë disa aksione që synojnë arritjen e rekordit për mbjelljen e mbi 100 mijë pemëve të reja, si pjesë e projektit të Pyllit Orbital. Pas suksesit të 17 janarit, 14 shkurtit apo dhe të festave të 7-8 Marsit, ku qytetarët iu bashkuan aksionit për mbjelljen e pemëve të reja, për çdo datë të shënuar në të gjithë kryeqytetin do të organizohen aksione për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra.

Kryebashkiaku Veliaj ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që të shfrytëzojnë kohën e mbetur për të shtuar sipërfaqet e gjelbra në lagjet ku jetojnë. “Mund të kemi një Tiranë fantastike, ku me çdo pemë të mbjellë, jo vetëm kontribuojmë në qytet, por edhe përkujtojmë një datë të shënuar apo një njeri të dashur dhe të shtrenjtë. Jam shumë i lumtur që po japim shembullin vetë të parët. Është shumë e rëndësishme që t’i kërkojmë të gjithë qytetarëve të kontribuojnë dhe më vjen mirë që kanë filluar edhe pallatet, edhe kopshtet, edhe çerdhet, edhe shkollat, por është shumë e rëndësishme që si bashki me gjithë institucionet tona të japim shembullin tonë”, përfundoi Veliaj.

Pylli Orbital, i njohur ndryshe edhe si unaza e 5-të e Tiranës, do të çojë në mbjelljen e një muri të gjelbër me 2 milionë pemë që do të lidhë 14.671 hektarë parqe, fusha bujqësore, pyje dhe forma të tjera të vegjetacionit rreth qytetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Milito: Juventus? Inter do të mbetej ekipi i parë
Previous article Soni Malaj djeg New York-un, publikohen pamjet e nxehta

Ina.Autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Tentoi të vriste me thikë 59-vjeçarin, pranga autorit! Arrestohet edhe i plagosuri, nuk dha shpjegime për ngjarjen Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi të vriste me thikë 59-vjeçarin, pranga autorit! Arrestohet edhe i plagosuri, nuk dha shpjegime për ngjarjen

POLICIA E KORÇËS BËN BILANCIN E DY MUAJVE/ 8 mijë gjoba për shoferët që kanë 'thyer' rregullat e qarkullimit Aktualitet

POLICIA E KORÇËS BËN BILANCIN E DY MUAJVE/ 8 mijë gjoba për shoferët që kanë 'thyer' rregullat e qarkullimit

PUBLIKON TË DHËNAT E RAPORTIT MBI KRIMINALITETIN/ Lamallari: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve me dashje, ‘Smart City’ do të sjellë… Aktualitet

PUBLIKON TË DHËNAT E RAPORTIT MBI KRIMINALITETIN/ Lamallari: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve me dashje, ‘Smart City’ do të sjellë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT