• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DALIN PAMJET/ Autorin e çojnë te vendi ku groposi trupin, ku i kishte fshehur çekiçin e batanijen
Home
Breaking News

DALIN PAMJET/ Autorin e çojnë te vendi ku groposi trupin, ku i kishte fshehur çekiçin e batanijen

9 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia ka publikuar edhe momentet kur autori i dyshuar i arrestuar për vrasjen e fierakut 36-vjeçar Kreshnik Beqiraj, një vitë më parë, u çua në vendin ku kishte groposuar kufomën e shokut.

Në pranga ra Albert Zekaj, 32 vjeç, banues në Kalldrun, Bashkia Koplik, Malësi e Madhe.

Ky shtetas ka qenë shok me viktimën, ku janë njohur para tre vjetësh në Belgjikë dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qera në qytetin e Fierit.

Më datë 22.06.2017 rreth orës 23:00 ky shtetas dyshohet se e ka vrarë ne sende te forta dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas.

Ne vijim të hetimeve dhe informacioneve operative u arrit të identifikohej autori dhe u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Pas marrjes në pyetje ai pranoi autorësinë e vrasjes dhe hedhjen e kufomës në vendin ku u gjet.

Viktima ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët, por nga veprimet e kryera si dhe nga dyshimet e familjarëve, në muajin Janar 2018 Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka nisur hetimet pasi dyshohej se ky shtetas mund të ishte vrarë ose rrëmbyer.

Nga kryerja e veprimeve proceduriale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– një batanije e cila kishte shërbyer për transportin e trupit.
– një çekiç me të cilin autori ka kryer krimin;
– mbetje të trupit të cilat u dërguan pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminim të mëtejshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO: Kur vdekja të kalon përpara syve
Previous article Hillary Clinton/ 25 gjëra që nuk i dini për mua

Ina.Autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË KLOS/ 33-vjeçari mbytet në ujërat e lumit Mat Aktualitet

E RËNDË NË KLOS/ 33-vjeçari mbytet në ujërat e lumit Mat

DETAJE NGA VRASJA NË SHKODËR/ A u ekzekutua Aleksandër Koçeku për hakmarrje? Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba Aktualitet

DETAJE NGA VRASJA NË SHKODËR/ A u ekzekutua Aleksandër Koçeku për hakmarrje? Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba

TRONDITET VLORA/ Vritet në rrugë pas mesnate një 50-vjeçar Aktualitet

TRONDITET VLORA/ Vritet në rrugë pas mesnate një 50-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT