“Jetë gjati nuk behët dot jetë shkurtër”. Kjo shprehje vlen më së miri për këtë skiator pasi atij iu rrezikua jeta teksa ishte duke filmuar një vend turistik malor.
Thomas Kray, nga Beiruti, Liban, ishte duke filmuar poshtë nga një horizont i preferuar në Tignes në momentin që ndodhi e papritura.
Gjithçka filloi të shkonte në mënyrë të tmerrshme dhe të gabuar kur bora filloi të plasaritet dhe të bie si ortek.
Duke e kuptuar se ai ishte në qendër të një orteku vdekjeprurës, Thomas arriti që të kthehej me shpinë, por kishte një problem.
Ndërsa ai zgjati dorën për të kapur dorezën e pajisjes në të djathtë, ajo rrëshqiti në momentin vendimtar.
Teksa cunami i dëborë kishte filluar, ai arriti të kapë levën e dytë dhe të fundit.
“Falënderoj Zotin që munda të arrij dorezën me dorën time të djathtë”, i tha ai AP.
Këtë moment shokues ai e ka kapur nga kamera e telefonit të tij.


