• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ekzekutimi i dy vëllezërve pas mesnate, ja kush është pjesëtari i FSK-së i vrarë
Home
Aktualitet
Kronikë

Ekzekutimi i dy vëllezërve pas mesnate, ja kush është pjesëtari i FSK-së i vrarë

9 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Policia ka njoftuar se pas mesnate në afërsi të shtëpisë së tyre në fshatin Plloçicë të Malishevës janë plagosur dy persona. Viktimat që kanë qenë vëllezër nuk u kanë shpëtuar plagëve të marra, kanë vdekur rrugës për në spital

Arsyet e vrasjes së dyfishtë ende nuk dihen, mirëpo mësohet se viktimat janë Shani Maloku, 44 vjeç dhe Bahri Maloku, 33 vjeç.

Njëri nga vëllezërit ka ndërruar jetë derisa është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Malishevë, ndërsa tjetri ka ndërruar jetë në QKUK.

Bëhet e ditur se njëri prej tyre ishte pjesëtar i FSK-së.

Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se njëri prej personave të vrarë është pjesëtar i FSK-së.

“Po mund të konfirmojmë se ka ndodhur ky rast, ka ndodhur vrasja e tetarit Shani Tafil Maloku i datëlindjes 1973 nga fshati Plloçicë e Malishevës. Ky ka qenë duke shërbyer në kazermën e FSK-së në Pomozetin, në Regjimentin e Mbrojtjes Civile, Njësia MKAB (Njësia për Mbrojtjes Kimike Atomike Biologjike)”, ka thënë Shala.

fsk1_1520586419-3538355

Sipas tij, Maloku ka qenë përpara ish-pjesëtar i TMK-së, kurse gjatë kohës sa ka shërbyer nuk ka pasur ndonjë masë disiplinore, por ka pasur vetëm masa stimulative.

“Ky është vrarë natën së bashku me vëllanë e tij duke u kthyer në shtëpi. Për momentin Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin. Strukturat kompetente të FSK-së janë duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës. Tani për tani nuk mund të flasim për motivet ngase nuk i dimë ato. Presim rezultatet e hetimeve që po i bën Policia dhe organet e tjera kompetente”, ka thënë Shala.

Ndërsa, sipas Policisë motivet e këtij akti deri më tani janë të panjohura. Po ashtu nuk dihet se kush janë kryesit e kësaj vepre.

“Të gjitha njësitë relevante policore përfshirë edhe prokurorin e shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për identifikimin dhe arrestimin e kryesve të mundshëm të veprës penale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ylli shqiptar i kombëtares së Zvicrës ndahet nga gruaja pas 12 vitesh
Previous article Gjendet në kanal një tjetër trup i pajetë, e dashura e shqiptarit e alarmuar në polici

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË SARANDË/ Qëllohet një person, dërgohet në spital në gjendje të rëndë. Dyshohet për... Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË SARANDË/ Qëllohet një person, dërgohet në spital në gjendje të rëndë. Dyshohet për...

KËRCËNOI PUNONJËSEN DHE VODHI NJË SHUMË PARASH/ Bie pre e grabitjes një pikë shërbimi e telefonisë celulare në Durrës, i riu arratiset nga vendngjarja Aktualitet

KËRCËNOI PUNONJËSEN DHE VODHI NJË SHUMË PARASH/ Bie pre e grabitjes një pikë shërbimi e telefonisë celulare në Durrës, i riu arratiset nga vendngjarja

RAPORTI/ Shqipëria, ndër vendet me më pak gra gjyqtare në Europë Aktualitet

RAPORTI/ Shqipëria, ndër vendet me më pak gra gjyqtare në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT