• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Bie euro, ja ç’ndodh me dollarin
Home
Ekonomi

Bie euro, ja ç’ndodh me dollarin

6 November, 2017 Klea.XH Ekonomi

Euro e ka nisur javën e zhvlerësuar në raport me lekun në tregun vendas. Monedha e përbashkët u këmbye sot në nivelin e 133.36 lekëve, apo 0.05 lekë më pak se fundi i javës së kaluar. Ky është niveli më i ulët që prej fillimit të shtatorit, ku euro këmbehej poshtë nivelit të 133.4 lekëve.

Që prej datës 13 tetor, euro ka hyrë në një trajektore rënëse  edhe pse diferencat kanë qenë të vogla.  në të njëjtën periudhë një vit më parë euro filloi të zhvlerësohej me ritme të shpejta, duke zbritur poshtë nivelit të 137 lekëve, rreth 3 lekë më shumë se niveli aktual i këmbimit.

Ekspertët e këmbimit valutor pohuan për Monitor se nuk është një trend normal i valutës, pasi historikisht me përfundimin e efekteve sezonale (fundi i sezonit turistik dhe i fluksit të emigrantëve), monedha e përbashkët forcohej. Arsyet e nënçmimit të euros, sipas ekspertëve, argumentohet me ofertën e lartë të valutës në treg dhe më qarkullimin e ulët të monedhës vendase.

Përpos ofertës së lartë të valutës, ekspertët e argumentojnë zhvlerësimin edhe me qarkullimin e ulët të lekut në vend për shkak të rënies së konsumit.

Forcohet dollari

Nënçmimi i euros në bursa, nën nivelin e 1.16 dollarëve,  është reflektuar në forcimin e monedhës së gjelbër. Dollari amerikan është këmbyer sot në tregun vendas me 114.93 lekëve, 0.37 lekë më shumë se fundi i javës që lamë pas.

Sipas ekspertëve të këmbimit valutor, niveli i këmbimit euro/lek nuk ndikohet prej zhvillimeve në bursa, por nga niveli ofertës dhe kërkesës për valutë në vend. Zhvillimet në bursa reflektohen në nivelin e këmbimit dollar/lek.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rrëfen Luftar Paja: Ditët e mia si emigrant në Greqi
Previous article SKANDAL/ Si u lirua ish-zëvendësdrejtori i Hekurudhave

Klea.XH

Postime të ngjashme

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet Ekonomi

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme Ekonomi

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi Ekonomi

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT