• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Corriere della Sera”: Jeta e re e Bashkim Dobrushit, njeriut që mezi pret ta thërrasin sërish baba
Home
Sociale

“Corriere della Sera”: Jeta e re e Bashkim Dobrushit, njeriut që mezi pret ta thërrasin sërish baba

8 March, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

9 marsi është një ditë e vështirë për Bashkim Dobrushin. 9 marsi i këtij viti shënon vitin e katërt të tragjedisë së trefishtë në familjen e tij. Katër vjet më parë, Edlira Çopa u mori jetën 3 vajzave të saj dhe të Bashkimit. Ajo ndodhet ende në spitalin psikiatrik, ndërsa Bashkimi ka filluar nje jetë të re. 49-vjeçari pret të bëhet baba për herë të katërt. Në fillim të prillit do të vijë në jetë djali i tij, emri i të cilit do të jetë një kombinim i shkronjave nistore të tri vajzave: Simona, Keisi dhe Sindi.

“Do të lindë më 3 prill, ditën e lindjes së Simonës, vajzës time më të madhe, e vetmja që u përpoq të mbrohej nga e ëma, e cila e ndoqi dhe e qëlloi me thikë pa mëshirë. Emri i tim biri do të përmbledhë inicialet e vajzave”, tregon Bashkim Dobrushi për mediat italiane.

49-vjeçari është martuar një vit më parë me Afërditën, me të cilën ka ndërtuar një jetë të re.

Tri vajzat e tij 13, 10 dhe 3 vjeçe u vranë nga e ëma, e cila pasi i qëlloi me thikë, i vendosi në krevat dhe qëndroi me to për katër orë, deri në momentin që vendosi t’i jepte fund jetës së saj, por pa ia dalë dot.

Fotografitë e vajzave mbushin shtëpinë e babait në Maggianico, ku jeton së bashku me familjen e të vëllait.

Shtëpinë ku ndodhi tragjedia e ndajnë pak kilometra nga zona ku jeton sot Bashkimi. Ai thotë se po përpiqet të rigjejë jetën normale, por pa harruar asgjë. “Një natë i pashë në ëndërr. Po luanim të gjithë bashkë, siç bënim shpesh. Pastaj krejt papritur u zgjova dhe kuptova se gjithçka kishte qenë ëndërr. Nuk më vjen turp të them që futa kokën në jastëk dhe qava. Është një boshllëk që asgjë nuk mund ta mbushë, as fëmija që po vjen, edhe pse ai do të ketë një vend të veçantë në zemrën time. Simona ishte në shkollë dhe premtonte në volejboll. Keisi adhuronte kërcimin, por vdiq nga dhjetëra goditje thike. Sindi ishte princesha ime. Llafazane dhe shumë e ëmbël. Ishte njësoj si vajza e tim vëllai, që lindi pas tragjedisë. Edhe për shkak të saj, arrita t’ia dal pas asaj që ndodhi”.

Bashkimi kujton momentin kur u njoftua për tragjedinë, sapo kishte mbërritur në Shqipëri. “Pak kisha që isha nisur. Po kthehesha në shtëpi për t’u shpjeguar familjarëve se pse unë dhe Edlira kishim vendosur të ndaheshim. Kishim shumë mosmarrëveshje. Kishim firmosur dokumentet te një avokat. Një natë më parë kisha marrë vajzat dhe kishim darkuar bashkë. Ato kishin qenë të qeshurat e fundit. I pashë dy ditë më pas, në morg. Nënën e tyre nuk dua ta takoj më. Për mua është njësoj sikur atë natë të ketë vdekur edhe ajo”, thotë Bashkimi.

Asnjë fjalë, asnjë shpjegim

E liruar nga akuzat për shkak të gjendjes mendore, Edlira gjendet sot në spitalin psikiatrik, pasi konsiderohet rrezik shoqëror. Ndoshta më shumë për veten e saj se për të tjerët. Ka tentuar të vetëvritet me të njëjtën thikë që vrau të bijat. Kishte frikë se nuk do të mund t’u jepte dot të ardhmen që meritonin, prandaj u bë pre e një çasti çmendurie.

“Ne ishim ndarë, por unë nuk i lija vajzat t’u mungonte asgjë. Unë jam punëtor i thjeshtë në të njëjtën kompani prej 18 vitesh. Ushqimi nuk do t’u mungonte kurrë dhe do të kujdesesha gjithmonë për to. E vërteta është se nuk ekziston as shpjegim, as ngushëllim për mua. Por duhet të ec përpara. Pa frikë, pavarësisht dhimbjes. Falë punës, miqve që më kanë qëndruar afër, familjes dhe gruas që njoha dy vjet më parë në vendin tim. E di që vajzat do të donin të më shihnin të lumtur. Brenda pak mujave do të bëhem qytetar italian. Ndihem pjesë e një komuniteti që kurrë nuk më ka lënë vetëm”, thotë Bashkim Dobrushi.

Ai do të kthehet në Kukës, aty ku janë varrosur 3 vajzat e tij. Por para se të niset, nuk mund të mos takojë atë Angelo Cupinin, priftin që pak metra nga banesa ku vdiqën vajzat ka mbjellë një qershi për t’i kujtuar. Ajo do të lulëzojë në pranverë, njësoj si jeta e re që do të vijë në krahët e këtij njeriu që mezi pret ta thërrasin sërish baba.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vrau me thikë 4 persona në Vjenë/ Autori shokon me deklaratën: Isha i shqetësuar për…
Previous article HISTORI EROTIKE/ “Si më mashtroi kolegu pas seksit në zyrat e punës”

F.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E BRAZILIT LË NË FUQI ARRESTIMIN E ERVIN MATËS/ Vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë Aktualitet

GJYKATA E BRAZILIT LË NË FUQI ARRESTIMIN E ERVIN MATËS/ Vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë

SHOKUESE/ Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet në Sarandë Aktualitet

SHOKUESE/ Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet në Sarandë

"RAMA, JEPE DORËHEQJEN"/ Sot dita e 58 e revoltës popullore, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Revolucion Aktualitet

"RAMA, JEPE DORËHEQJEN"/ Sot dita e 58 e revoltës popullore, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Revolucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT