• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ivica Daçiç paralajmëron dorëheqjen: Nuk do kandidoj më për kryetar partie
Home
Rajon

Ivica Daçiç paralajmëron dorëheqjen: Nuk do kandidoj më për kryetar partie

6 November, 2017 irahetemaj Rajon

Shefi i diplomacisë serbe dhe lideri i Partisë Socialiste Serbe (SPS) Ivica Daçiç ka paralajmëruar tërheqjen nga pozita e kryetarit të partisë në krye të së cilës është prej vitit 2006, kanë publikuar mediet beogradase të hënën.

“Mua askush nuk mund të më shkarkojë, unë mund të shkoj vetë, për çka edhe jam duke menduar. Me siguri nuk do të kandidohem më për kryetar të partisë”, ka deklaruar Daçiç për gazetën “Kurir”.

Duke komentuar pohimet e mëparshme të kësaj gazete, se nënkryetari aktual i socialistëve Branko Ruzhiç dëshiron ta shkarkojë dhe ta marrë pocizionin e tij në SPS, Daçiç ka paralajmëruar mundësinë që kongresi i partisë, në të cilin zgjidhet udhëheqja e partisë dhe organet e saj, të mbahet më herët seç është paralajmëruar, shkruan gazeta “Metro”.

“E kam ngritur partinë nga hiri pas 5 tetorit (të vitit 2000, kur ka rënë regjimi i kriminelit Slobodan Milosheviç)… Për gjithçka jam unë gjithmonë fajtor, edhe në parti edhe në koalicion, dhe ka ardhur koha që të jepet fund kësaj. Ka ardhur koha të them mjaft!”, ka thënë Daçiç, partia e të cilit është partner i koalicionit i Partisë Përparimtare Serbe të ish-kryeministrit dhe tani kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Daçiç në kohën e Slobodan Miloseviçit ishte kryetar i socialistëve të rinj të Beogradit në vitin 1990, dhe zëdhënësi i Partisë Socialiste Serbe (SPS) prej vitit 1992 deri 2000, ka qenë udhëheqësi i Këshillit të qytetit të SPS dhe gjithashtu edhe nënkryetar i socialistëve prej vitit 2000 deri 2003. Ishte kryeministër i Serbisë prej vitit 2012 deri 2014.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BE kritika Ramës: Nuk zgjidhe problemet e drogës, rrite tensionet në Ballkan me "Shqipërinë e madhe"
Previous article VIDEO/ Kryemadhi e shqetësuar për varfërinë: Rama kërkon të na marrë peng, njerëzit nuk kapërdijnë dot kafshatën

irahetemaj

Postime të ngjashme

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin Rajon

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete Rajon

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT